Berisha: Nuk duhet të rreshtim kurrë së luftuari për fjalën e lirë!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, i bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve të lirë dhe të ndershëm që të mos rreshtin kurrë së luftuari për fjalën e lirë.

Në ceremoninë e 34 vjetorit të Rilindjes Demokratike, Berisha u shpreh se, ekstremi i majtë sot, është më i keqi që ka ekzistuar ndonjëherë në të gjitha format’ dhe nuk duhet të rreshtim kurrë së luftuari për fjalën e lirë.

Berisha: Miq!

5 nëntori ishte një ditë fitoreje e madhe për njerëzit e lirë, sepse censura e cila po frynte nga të gjitha anët, personalitete të lira elaudonin censurën, bërtisnin në marrëzi se, po duhet censura, ky armik i egër i dinjitetit, i formimit të njeriut.

Mori pra një goditje të madhe, një goditje të madhe mori Xhorxh Soros. Nuk jam unë ai që merrem shumë me të shkuarën, por atë person në vitin 1993, qeveria e përzuri si agjent të Beogradit dhe Soros erdhi e mori të paketuar dhe ai, Shqipërinë e re e donte Shqipërinë e djegur.

Por nuk është ky shkrimi i tij, në një farë mënyre të themi të vërtetën, në diktaturë, kur shkonim nëpër fshatra kishte një shkallë indoktrinimi të pabesueshme. Gjuanin me gurë, me dru, shanin. Por unë asnjëherë nuk mërzitesha me veten time, që ti po i’u alternon në psikologji atyre, dhe jo ata ty, prandaj duro me mirë gjersa të shkrihen akujt dhe ata të kuptojnë realiteti tjetër.

Por edhe shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, e perandorisë së të keqes, e shpërndau atë pluhur të kuq, në mbarë botën.

Ekstremi i majtë sot, është më i keqi që ka ekzistuar ndonjëherë në të gjitha format.

Ky ekstrem i majtë, shfaqet me atë që quhet ‘ëok culture’, herë si prolekt kultas, herën tjetër me aspekte të revolucionit kultural kinez, të rrëzojmë statujat, të ç’rrënjosim historinë. Shfaqet me përtej Marksit.

Marksi e kishte njeriun e ri, njeriu i ri e ka dhe ‘ëok culture’. Por ndryshimin e identitetit gjinor të njeriut nuk e kishte Marksi. Jo. Ky është plotësimi që i bën Soros, Marksit. Kjo është e vërteta. E kjo po shndërrohej në politikë, të kujt, të vendit më të fuqishëm të kohërave.

U bë pjesë e programit të kandidates për presidente.

Të gjitha këto miq kanë një mësim, nuk duhet të rreshtim kurrë së luftuari për fjalën e lirë. Nuk duhet të rreshtim kurrë së luftuari për fjalën e lirë.

Rroftë fjala e lirë.

Rroftë Shqipëria.

Faleminderit shumë!

About Redaksia

Check Also

Skandal në QSUT, Berisha: Urgjenca me mik! Akt i padëgjuar!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një denoncim që i ka mbërritur nga një …