Lideri i opozitës, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës për lidhje me krimin dhe mbështetje nga policia në Shkodër, ku ka pasur një seri vrasjesh. Ai ka nënvizuar se takimet e Ramës në Dubai dhe përdorimi i teknologjive të avancuara si Sky ECC dhe Enchrochat janë të lidhura me aktivitete kriminale.
“Edi Rama do të përdorë të njëjtat mjete. Ju i shifni se ç’po ndodh në Shkodër. Vrasje pas vrasje vetëm për mandatin e Edi Ramës në Shkodër. Policia iku thotë në drejtim të paditur, ju garantoj se çdo vrasje në Shkodër, ka mbështetjen e policisë.
Takimet në Dubai kanë pasur vetëm këtë qëllim. Ju e patë se çfarë dokumenti paraqita para jush sot, por a ka një ndryshim sot. Ka një ndryshim të madh. Ky ndryshim qëndron në tre rezoluta ndërkombëtare që e damkosin shtetin shqiptar si ndërmarrje të përbashkët mes pushtetit dhe krimit. Të gjitha këto na bëjnë ne që të vazhdojmë të sigurtë në betejën tonë, kundër kësaj narkodiktatura.
Qeveria do ti përdorë këtë, Rama nuk heq dorë, është në grahmat e fundit. E pranoi para 4 ditësh. E kam përdorur atë, por e ka përdorur Taulanti më shumë. E kam përdorë tha, por të tjerët e kanë përdorur më shumë këtë Sky Ecc, Enchrochat, Matrix etj.”, tha Berisha.