Berisha pritet nga mbështetës të shumtë, Rama rrethon SPAK-un me policë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pas masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’ të vendosur nga Apeli i GJKKO.

Ai është pritur nga qindra e qindra mbështetës demokratë, të cilët kanë kundërshtuar që ditën e parë masat e sigurisë ndaj kryetarit të PD-së.

Ndërkohë Rama, përmes pasardhësit të Enver Hoxhës në ministrinë e Brendshme ka rrethuar me forca të shumta policore godinën e SKAP-istëve të partisë në Prokurorinë e Posaçme, për shkak të protestës së paralajmëruar nga demokratët.

Një kordon policor është vendosur para SPAK, ndërkohë që ka nisur edhe mbledhja e demokratëve të parë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Me Rilindjen e parë Urbane u vodhën 3.2 miliardë euro, tani do vidhen edhe të paktën 2 miliardë të tjera

Bulent Tupi: Përshëndetje Doktor. Nëse Rilindja Urbane ishte ‘sukses historik’, pse pas 13 vitesh duhet …