Berisha: Tre prokurorë të SPAK në dosjen Toyota Yaris! Balla garantoi arrestimin, Irenat me 5 mbiemra i çuan në gjykatë!

Gjatë deklaratës së tij për mediat pas daljes nga SPAK, kryetari i PD, Sali Berisha, ka deklaruar se Shqipëria po funksionon si një “narkodiktaturë”, ku shteti dhe krimi veprojnë së bashku.

Në fjalën e tij, ai ka përmendur emra konkretë, si Taulant Balla dhe prokurorë të SPAK-ut, të cilët, janë të përfshirë në afera korruptive.

Gjithashtu, Berisha ka akuzuar qeverinë për përdorimin e teknologjisë Encrochat për qëllime të dyshimta. Ai ka kritikuar edhe proceset gjyqësore të cilat, sipas tij, janë të manipuluara dhe të drejtuara nga interesa politike. Berisha premtoi se do të ndjekë këto çështje në të gjitha instancat ligjore dhe do të vazhdojë betejën për të denoncuar abuzimet.

“Irena me 5 mbiemra dhe Irenat me 5 mbiemra gjykatë i quan ti?!

Urdhëro pra, ka marrë përsipër arrestimin dhe i ka arrestuar.

Shko, shih kronologjinë.

Pra, ky vendos edhe për gjykatën, edhe për prokurorët. Sepse këtu nuk thuhet prokurorët, thuhet Taulanti garantoi. Dhe ata u arrestuan.

Tani, kush i arrestoi ata? Gjykatës të pavarur i arrestuan apo Taulanti?

Kjo është shumë evidente. Ajo që kanë deklaruar rezolutat ndërkombëtare, se kemi të bëjmë me një sipërmarrje kriminale shtetërore në Shqipëri, shteti dhe krimi së bashku, kjo është e vërteta.

Tjetër punë se akoma nuk është arritur të realizohet nga mediat për arsye të ndryshme, por kjo është një narkodiktaturë, në të cilën ky shtet funksionon me një organizatë të përbashkët me krimin.

Ja, urdhëro ku e keni.

Të mos kërkohen më tendera publike, pra janë kërkuar tendera, përcaktonte tendera ky për banadat. As favore të tjera, pra u shpërndante favore këtyre, por tani vetëm burgosjen e kundërshtarëve tanë. Dhe kjo u garanton votat…

Në qoftë se një prokuror merr dosjet e krimit dhe bën gjithçka që ta mbyllë atë dhe nuk e heton, ai bashkëpunon me krimin.

Çfarë ndodhi dje me dosjen Toyota Yaris? Ishte akti më i shëmtuar.

Në këtë dosje është Zarka me atë avokatin dhe dy të tjerë, por janë tre prokurorë kryesorë këtu, të cilët sikur të ishin ushtarë të asaj Eriona Daupajt, e cila bënte ndërmjetësin mes bandave dhe prokurorit.

Taulanti është zë i veçantë në këtë dosje, jo për atë që i ka thënë Lulzim Basha, por për ndërhyrjet që bënte në polici për të zgjidhur akuzat ndaj tyre.

Taulanti është veças, por janë tre prokurorë që marrin shuma të mëdha, që kërkojnë 100 mijë, 70 mijë euro, janë të gjitha të regjistruara këto…

E thirri Dumanin njëri, kjo është shumë e vërtetë, i tha e ke parë çfarë thotë Eriona këtu, Dumani i tha, zotrote, i bëra 19 pyetje Ymer Lalës, të denoncuar nga Luftim Reçi për vrasje, një i penduar i drejtësisë, dhe ti nuk i bëre asnjë pyetje për vrasje dhe në fund, i tha ai, ti e ekzonorove Reçin nga vrasjet.

Dhe i tha, gojët e liga këtu në SPAK thonë se ke marrë 1 milion euro për ta shpëtuar nga akuza për vrasje.

E mbylli gojën Dumani. Ja pra konkretisht.

Ne i kemi denoncuar këta të gjithë për shpifje, për manipulime, për falsifikime. I denoncuam në

Prokurorinë e Tiranës. Prokuroria e Tiranës, pa bërë asnjë njoftim i sjell në SPAK dhe mbesa e Ulziut, një prokurore e SPAK-ut, e mbyll çështjen.

Sigurisht ne e kemi çuar në gjykatë këtë dhe do e ndjekim në të gjitha instancat.

Në rastin konkret, ne i kemi dërguar. Kurse këto duhet t’i mësjë publiku njëherë. Sepse aty ku nuk funksionon drejtësia, ka një prokurori publike.

Po a pe Edi Ramën çfarë u tha gazetarëve? I kam përdorur këto Encrochatet, por i kanë përdorur të tjerët më shumë se unë.

Tani më shumë se ai, përveç Taulantit nuk di t’i ketë përdorur kush. Megjithëse me ato që di unë, Rama është përdoruesi numër 1. Janë 73 aparate të identifikuara në Këshillin e Ministrave”, u shpreh Berisha.

E kisha ndërmend që paraqitjen e dokumenteve ta filloja pas vitit të ri, falënderoj Skapin që më dha këtë mundësi ta filloj tek dera e tij”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nënkryetari i PD, Boçi dhe deputeti Ludovik Hasani takim me emigrantët në Itali

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deputeti Ludovik Hasani si dhe Kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok …