Berisha tregon kë gjeti në SPAK

Pasi ka qëndruar vetëm pak momente brenda SPAK, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur për mediat e shumta që po e prisnin jashtë ambienteve të prokurorisë. Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se, drejtuesi i SPAK po fle mbi dosjet e krimit.

Gjatë deklaratës për gazetarët jashtë ambienteve të SPAK, kryetari i PD-së Sali Berisha ka publikuar përgjime skandaloze ku përfshihet në mënyrë të drejtpërdrejtë Taulant Balla. ‘Tao urdhëron arrestimin e Çapjave në këmbim të votave, SPAK zbaton urdhrin e tij’, tha kryedemokrati Sali Berisha para gazetarëve.

Kryedemokrati Sali Berisha duke folur para SPAK, ka deklaruar se për gazetarët se, ai e ka fituar kauzën e tij për mbrojtje e Kushtetutës së Shqipërisë. Berisha theksoi në fjalën e tij, se kjo masë sigurie e dhënë nga gjykata politike, do ti shtojë votat, ashtu siç i’u shtuan Donald Trumpit në SHBA.

FJALA E PLOTE:

Siç e dini, organizata kriminale Skapi i partisë kërkoi nga gjykatësi kukull që Sali Berishës t’i rikthehet arresti në shtëpi, jo se prish provat, jo se kanë asnjë fakt, por sepse ka sulmuar gjykatëset dhe prokurorët.

Këtu ne arrijmë në një moment dramatik, në momentin kur këta kriminelë që flenë mbi dosjet e krimit dhe bashkëpunojnë me krimin, vendosin të bëhen xhelatë të fjalës së lirë.

Sali Berisha i ka sulmuar, do t’i sulmojë të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin dhe kurrë njerëz të ndershëm, njerëz që bëjnë ligjin.

Sali Berisha ka sulmuar dhe do faktojë që sot para jush se si Altin Dumani fle mbi dosje krimi.

Do faktoj para jush se si këta anëtarë të organizatës kriminale, në deklaratat e tyre, deklarojnë siç deklaron Dumani se e kam blerë me 380 metër katror apartamentin, kurse ekspertët e tij i urdhëron të vlerësojnë me 520 metër katror ndërtimin e viteve ’70.

Ndërtimi i viteve 2000 e sa vlerësohet me 380, kurse ndërtimi i viteve 70 vlerësohet me 520.

Altin Dumani është një kryekriminel elektoral sepse ka mbyllur të gjitha dosjet e krimit monstruoz elektoral.

Aty gjeta McGonigalin që po i bënte kurs Altin Dumanit, po e trajnonte Dumanit. Nuk e solla unë McGonigalin aty, ai i thoshte se në këtë mënyrë duhet të veprosh herët e tjera.

Gjeta aty Lali Vjedhësin, po rrihej me kolegët sepse ju thërrisni Ajolën këtu dhe nuk thërrisni Lindën që e keni të regjistruar duke ndërhyrë në tenderat e AKSHI-t, regjistrim ambiental.

Gjeta aty Ulsin, po zihej me Dumanin aty për çantën Louis Vuitton. Sepse Ulsiu, pasi ka marrë një pagesë të madhe shumë, i kërkon me dokumente çunit të Londrës edhe një çantë Louis Vuitton. I thotë ai për kë e do ti, nuk e them bisedën tjetër se është intimitet familjar.

Unë gjeta aty raftet me 130 milionë euro të djegësit të Tiranës që po i ndanin si çakej me njëri-tjetrin.

Gjeta paratë e sterilizimit, të cilat përsëri kishin arritur këtu.

About Krye Redaktor

Check Also

Përveç përgjimeve dorëzohen edhe transaksione monetare të Veliajt, provat e reja e fundosin

Jo vetëm përgjime, por edhe afera të tjera pritet të rëndojnë pozitՃn e Veliajt. Burimet …