Bisedat sekrete mes bandave dhe Ballës, gazetarja: Balla duhet të përgjigjet penalisht, SPAK hesht

Sali Berisha publikoi transkriptin e një bisede, që pretendon se inkriminon Taulant Ballën në favorizimin e bandave për vota. Ai deklaroi se SPAK i ka fshehur këto biseda dhe nuk i heton duke amnistuar krimin elektoral.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se pretendimet e Berishës janë mjaft të rënda dhe është e paqartë nëse bisedat që ai publikoi ekzistojnë në SPAK. Gazetarja shtoi se SPAK ende nuk ka reaguar dhe nuk dihet a ka një hetim lidhur me Ballën.

“Berisha na shpërndau një fletë ku kishte zbardhur disa biseda, dhe bëri akuzë konkrete ndaj zotit Balla, kur ai ishte Sekretar i Përgjithshëm i PS dhe kryetar i grupit parlamentar. Nuk e kam hasur një bisedë të tillë në dosjet e zbardhura. Nuk mund të them nga i ka siguruar zoti Berisha, ai tha se nuk i kam siguruar nga SPAK por SPAK i ka, tha i kam nga burime të tjera. Me sa kam kuptuar, ka të bëjë me biseda në SKY ECC mes dy personazheve të botës së krimit, që kanë folur në emër të zotit Balla. Nëse akuzat që bëri publike Berisha faktohen, janë shumë të rënda, por nuk është vetëm Taulant Balla që duhet të merret në përgjegjësi penale.

Berisha ngriti pretendimet se banda e Suel Çelës ka kërkuar arrestimin e kundërshtarëve të tij në Elbasan, në këmbim të dhënies së votave. Foli për Ardjan Capjan, që është i dënuar me burgim të përjetshëm. Problemi është që të marrim të mirëqenë se akuzat qëndrojnë, por kush është prokurori, gjyqtari? Më pas ka ardhur në Prokurorinë e Posaçme. Nëse bisedat janë të vërteta, janë shumë të rënda dhe duhen hetuar. Nuk ka asnjë reagim zyrtar.

Mund të ndodhë që të jenë duke u hetuar shumë eksponentë të mazhorancaës dhe nuk dimë çfarë të dhënash mund të ketë. Së pari duhet të bindemi për vërtetësinë dhe nëse do ti dorëzonte apo jo pranë prokurorisë”, tha Lala.

Gazetarja tha se ka patur hetime edhe nga autoritetet belge dhe se është marrë një dëshmi e Ardjan Capjas.

“Ne e dimë se bandat e Elbasanit kanë punuar për Partinë Socialiste dhe Balla ishte njeriu më i votuar atje. Dimë që Çapja u arrestua nga autoritetet, ka ngritur pretendime që dëshmitari është i manipuluar, por deri më sot nuk është bërë publike se Çapja është pyetur për orë të tëra nga autoritetet belge. Ne nuk e dimë se çfarë ka deklaruar dhe çfarë të dhënash ka dhënë ai për autoritetet.

Krahu i tij i djathtë kishte përgjime që kompromentonin njerëz në politikë dhe sistemin e drejtësisë, mendohet se këto të dhëna janë diku. Pra SPAK mundë të ketë një hetim, sepse deri në këtë moment…”, tha Lala.

About Krye Redaktor

Check Also

Nikki Haley reagon ashpër për dekorimin e Soros nga Biden: Shuplakë në fytyrën e Amerikës

Ish-kandidatja republikane për Presidente të Shteteve të Bashkuara, Nikki Haley ka reaguar ashpër për dekorimin …