Partia Demokratike e Vlorës festoi 34-vjetorin e themelimit të saj, duke shënuar gjithashtu 34 vjet demokraci në Shqipëri.
Ky përvjetor ka për qëllim nderimin e themeluesve, firmëtarëve të parë, iniciatorëve dhe atyre që kanë kontribuar për ngritjen e kësaj force politike, që gjithmonë ka qëndruar në krah të qytetarëve.
Në aktivitetin festiv, të pranishëm ishin Drejtuesi Politik i PD, Bujar Leskaj, si dhe Kryetari i Degës së Vlorës, Atird Hoxha, i cili gjatë fjalës së tij nderoi ata që kanë kontribuar në themelimin e degës së PD-së në qytetin e Vlorës, duke përfshirë të rinjtë, intelektualët e punëtorët që u persekutuan politikisht dhe që me guximin e tyre i dhanë jetë kësaj dege.
Bujar Leskaj përshëndeti të pranishmit, duke kujtuar me respekt të gjithë ata që morën pjesë në krijimin e Partisë Demokratike në Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë, ndërsa Rezembik Serjani, si një nga të rinjtë e angazhuar, theksoi rëndësinë e rithemelimit të PD-së, si një shpresë për Shqipërinë.
Aktiviteti u organizuar nga Partia Demokratike e Vlorës.