Kryetari i PD, Sali Berisha, në Ora News ka folur mbi të gjitha akuzat e tij politike dhe jo vetëm, ndaj eksponentëve të lartë të Partisë Socialiste dhe mazhorancës qeverisëse, lidhjet e saj me botën e krimit, e deri tek platforma e tij politike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Fillimisht Berisha ka komentuar procesin hetimor ndaj dosjes korruptive të drejtorëve në bashkinë e Tiranës përmes kompanisë famëkeqe “5D” dhe mospërfshirjen ende zyrtarisht të kryebashkiakut Erion Veliaj në këtë çështje.
“T’i përgjigjemi realitetit nëse është kjo një narkodiktaturë, apo diktaturë e bandave, në të cilën pushtetet janë përqendruar në një dorë, dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese hidhen në kosh sa herë që dëshiron padrinjoja i vendit. Dhe në këto kushte kemi të bëjmë me një armë të partisë, njësoj si në diktaturë, që është sistemi i drejtësisë.
Nisur nga rasti konkret, në këtë janë dy ministra dhe vetë Erion Veliaj. Janë ministrat Mazniku i përfshirë direkt, dhe është Gonxhja. Hoteli 20-katësh i Tivarit, i cili shkon në vlerën e 70 milionë eurove, ku thuhet se është edhe i Olsi Ramës. Së fundmi, thuhet se është i çunave të Dubait, por nuk kam informacion konkret për këtë. Përveç kësaj ata kanë kryer krime monstruoze, duke shembur pallatet 5 katëshe për të ndërtuar pallate 10-15 katëshe.
Altin Dumani përveç shndërrimit të një prokurori politik, ka futur modelin më të keq, atë të sekserit.
Këta nuk ndalen para asgjëje. Dumani ka gjetur një mekanizëm kriminal, duke i copëtuar dosjet për t;i shpëtuar krimit të organizuar dhe çfarëdo që i shkon Edi Ramës e kap dhe e mbyll çështjen. Aty janë cështjet, është dhe harami-Bajrami, Presidenti, sepse është dhe ai i përfshirë pasi ka firmosur në kundërshtim flagrant me ligjin e ushtrisë për pronat e ushtrisë.
Erion Veliaj është kufomë e pakallur politike, e fusin apo jo në burg, për qytetarët e Tiranës ai është turpi më i madh në historinë e asaj bashkie. Bashkitë quheshin komitete ekzekutive, dhe kryetarët e asaj kohe qenë me më moral, se sa ky që është sot.
Sepse ky mendon nga fillimi gjer në fund vetëm për të vjedhur. Megjithëse beteja midis tij dhe Ramës ka filluar. Velica (Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt) ka deklaruar që do ta marrë me vete. Se ia dinë ata vetes shumë gjëra, edhe ku i kanë paratë, pasi së bashku kanë shuma kolosale”, tha Berisha.