Nga Lutfi DERVISHI
Paradokse
Ka vende ku qeveria punon për popullin, dhe ka vende ku populli punon për qeverinë!
Ka vende ku qeveria ka frikë nga votuesit dhe ka vende ku votuesit kanë frikë nga qeveria!
Ka vende ku zgjedhjet janë festë demokracie, dhe ka vende ku janë funeral për votën!
Ka vende ku qeveria bie për shkak të votës, dhe ka vende ku vota bie për shkak të qeverisë!
Ka vende ku ligjet mbrojnë qytetarët nga qeveria, dhe ka vende ku ligjet mbrojnë qeverinë nga qytetarët!
Ka vende ku mediat kritikojnë qeverinë, dhe ka vende ku qeveria kritikon mediat.
Ka vende ku qytetarët kontrollojnë qeverinë, dhe ka vende ku qeveria patronazhon qytetarët!
Ka vende ku emigrantët kthehen për të votuar, dhe ka vende ku votuesit emigrojnë për të shpëtuar nga qeveria që sapo kanë votuar!
Ka vende ku zgjedhjet janë shpresë për ndryshim, dhe ka vende ku janë thjesht një tjetër ditë pushimi!
Ka vende ku votuesit largojnë qeverinë, ka edhe vende ku qeveria largon votuesit!