Krejt ordiner dhe i pafytyrë!

Nga Edi PALOKA

Eshte sjellja tipike dhe e qellimshme e Rames ne keto vite.

Ju shkakton vetem te keqija shqiptareve, pastaj perpara zgjedhjeve e zbut pak te keqen qe ai vete e ka shkaktuar dhe e quan arritje historike e kerkon t’ja dish dhe per nder!

Çmimin e energjise elektrike e gjeti me te ultin ne rajon, e coi ne kulm dhe sot shqiptaret paguajne cmimin me te larte te energjise ne rajon, megjithese jane prodhuesit me te medhenj te energjise. Tani thote se do ta uli cmimin me nje lek vetem per nje vit ( pra per zgjedhje) dhe e quan historike e shqiptaret duhet ti puthin kembet per kete.

Te njejten gje ben me gjitheshka dhe me kedo. Te njejten gje ben me pensionet; as nuk i indekson per vite te tera, pastaj perpara zgjedhjeve ju jep pensionisteve nga nje lemoshe qe nuk eshte as sa 1/3 e indeksimit te detyrueshem dhe prape e quan historike.

I mbyt bizneset dhe qytetaret me gjoba per vite te tera, pastaj vitin e zgjedhjeve shpall se kush nuk i ka paguar ende gjobat do ju falen.

Kete strategji e perdor ne menyre edhe me kriminale gjate fushates zgjedhore me individe, familje apo biznese. Gjithe struktura represive e shtetit futet ne funksion per te thyer kundershtaret. Gjoba, kercenime per prishje shtepishe e biznesesh, kercenime per heqje nga puna (edhe tek privati), kercenime me buken e gojes, heqje te ndihmes ekonomike, madje dhe burgosje te pafajshmish kryhen dhe me pas po ata qe i kane shkaktuar keto te keqija, ju ofrojne “falje” viktimave, po sigurisht ne kembim te “mirenjohjes” dhe votes .

E gjithe kjo poshtersi, merr fund vetem duke i rrezuar perfundimisht shkaktaret e se keqes, kete qeveri!

Ne se shqiptaret do te vazhdojne te shiten apo dhe te japin voten ende per kete regjim, per shkak te represionit, atehere do te vazhdojne te mbeten peng i dhunes, arrogances, poshtrimit dhe e keqja do te vazhdoje pa fund!

About Redaksia

Check Also

Dokumenti i qeverisë nuk sjell asnjë progres për arsimin e lartë

Nga Myqerem TAFAJ Qeveria paraqiti para tre ditësh një dokument për politikat e arsimit të …