Aktori Neritan Liçaj, në fjalën e tij gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës, u shpreh se, hajduti Erion Veliaj do ikë dhe do marrë me vete edhe paratë tona…
“Do na ikë hajduti dhe do marrë me vete edhe parat tona. O polici merruni me hajdutin, ç’punë keni me popullin. Ne dalim këtu ballazi. Nuk vrasim, nuk vjedhim si këta partia e Serbisë. Merruni me hajdutin se ai do ikë e do marrë edhe lekët tuaja ai.
Për çfarë e bëni këtë mosbllokimin rrugës. Për të krijuar çarje shoqërore në mes nesh dhe atyre. Kë po përçani, popullin tuaj, jeni aty me flamurin shqiptar jo me flamurin e rilindjes. Ju duhet t’i shërbeni popullit jo ta përçani. Është shumë e ndyrë.
Tani për të folur për vjedhjet. I dimë të gjitha. Dhe po të mos ishte opozita këta do të vazhdonin të vidhnin”, tha Liçaj.
Gazeta RD