Kleves Balliu gjatë fjalës së tij në protestën para bashkisë së Tiranës tha se, i vetmi mision që kanë pseudoanalistët është të sulmojnë cilindo që denoncon aferat korruptive. Ai tha se Nesturi që u emërua prefekt në Vlorë dilte studio më studio duke mbrojtur hajdutët e rilindjes.
“Shpesh here në ato studiot televizive shikojmë disa pseudoanalistë të pavarur. Ka qenë një Nesturi që punonte në bashki këtu, merrte rrogë dhe ishte i pavarur e dilte në televizor në darkë dhe thoshte që ai që i jepte rrogën ishte shumë i mirë. Tani këshilltari i pavarur i bashkisë që ishte analist i pavarur në studiot televizive, tani bëhet prefekt i pavarur i Vlorës.
Kjo është një shembull, se nuk është një Nestur por janë 5 mijë Nestura, se si janë gënjyer sistematikisht nëpër emisionet e televizioneve qytetarët nëpërmjet pseudoanalistëve të pavarur. Ata kanë vetëm një detyrë dhe një mision të sulmojnë nga mëngjesi deri në darkë ata që denoncojnë krimin dhe ata që denoncojnë vjedhjet e këtyre hajdutëve si Erion Veliaj, si Balluku, si Xhaçka si Olsi Rama, si Edi Rama, si të gjithë këta mafizë. I vetmi mision që kanë është të sulmojnë cilindo që denoncon këto aferat korruptive”, tha Balliu.