Berisha: Kemi bërë takime me diasporën në Greqi e Itali! Do miratojmë çdo kërkesë që i shërben transparencës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka theksuar se aktualisht po zhvillohen negociata, dhe se Partia Demokratike është e angazhuar për të miratuar kërkesat që janë në favor të transparencës dhe mundësisë së votës për diasporën.

Ai ka theksuar se këto kërkesa do të miratohen nga PD, edhe nëse do të nevojiten ndryshime të tjera ligjore.

Berisha: Di që janë në negociata.

Di që po zhvillohen negociata.

Kemi shpallur publikisht se kërkesat e arsyeshme që shkojnë në favor të transparencës dhe mundësisë së votës së diasporës do miratohen nga ne, qoftë edhe në rast se do duhen ndryshime të tjera ligjore.

Ne e kemi shprehur në cilin stad se janë këto ditë dhe po negociojnë.

Nuk kam përcaktuar akoma axhendën e takimit dhe as vendit. Por takimet po vazhdojnë. Ne në tërësi e bazojmë në shumësi takimesh. Për shembull janë zhvilluar një mori takimesh në Greqi, në Itali dhe ne në këtë formë do të shkojmë. Nuk kemi ne buxhet për të kontraktuar salla 25-30 mijë eurosh.

As të çojë bashkitë në krim elektoral të verbër, siç të bëri me Subashin e tij që është një kriminel elektoral i pakorrigjueshëm. Por po përdorim takime të shumta me shpenzime sa më të pakta…

…Do të fillojë shumë shpejt, sapo të filloj do të ju njofton. Kjo është përgjigja më e saktë.
Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Risia më e madhe në këto 34 vite është bashkëpunimi i PD me kryemagjistarin e fitores së Trump, Chris LaCivita

Kryetari i PD, Sali Berisha, në vijim të fjalës së tij para Kryesisë, e cilësoi …