Maskarada e SPAK, shpëton vëllanë e Kryeministrit për kokainën e Xibrakës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për dosjen “Xibraka”, të lidhur me veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Trafikimit të narkotikëve”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupet e strukturuara kriminale”.

Hetimet u rifilluan pas një informacioni të paraqitur nga deputeti Gazment Bardhi, i cili pretendoi përfshirjen e Olsi Ramës në veprimtari të paligjshme. Gjatë procesit, SPAK njoftoi se bashkëpunoi me autoritetet e Kosovës dhe kreu veprime të shumta hetimore.

Megjithatë, sipas njoftimit të SPAK hetimet nuk arritën të sigurojnë prova që të lidhin Olsi Ramën me aktivitetin kriminal të përmendur, dhe nuk u identifikuan autorë të tjerë për veprat penale në fjalë.

Më 23 dhjetor 2024, SPAK vendosi pezullimin e hetimeve për këtë çështje, në përputhje me nenin 326 të Kodit të Procedurës Penale. Dosja i është dorëzuar Policisë së Shtetit për të vijuar përpjekjet për identifikimin e autorëve.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama po e përdor Top Tunelin si artileri mashtrimi! Opozita nuk ndërhyn në betejën Balluku-Xhafaj

Marsi Korreshi, SYRI TV: Zoti Berisha, cili do ishte skenari i protestës së sotme dhe …