Nga Adriana KALAJA
Po në dhjetor 2024 kur janë nisur me pushime nga Rinasi, a bashkëjetonte çifti i “dashuruar” Xhaferllari – Alibeaj (foto 1)?
Pas kallëzimit tim penal kundër dyshes së “dashuruar” Xhaferllari – Alibeaj, për fatin tim të mirë, telefoni nuk po më gjen qetësi.
Dhjetëra e qindra mesazhe e foto, ku vërtetohet bashkëjetesa e çiftit.
Shumë të tjerë, komshinj në strehëzen e “dashurisë” së çiftit, pas “Shkollës së Kuqe”, me shprehen të gatshëm, të vijnë si dëshmitarë në gjykatë.
Të tjerë më thonë se janë pronarë të një spitali privat, por po e lemë për herë tjetër.
Në këtë komunikim si kurrë më parë, më vjen një foto, e cila, ndryshe nga sa mashtron e gënjen çifti i “të dashuruarve”, është bërë në dhjetor 2024, në Rinas, dhe ku është e qartë se çifti i “dashurisë së ndaluar” po niset me pushime.
Pas edhe vendimit pa vendim që dha në nëntor 2024 për Z. Berisha, si pjesë e Gjykatës AntiKushteuese.
Ndërkohë, në kërkesën për “dorëheqje” që ka bërë më 15.10.2024 (pra para se të udhëtojë për muaj mjalti pasi doli kundër Z. Sali Berisha), ka gënjyer dhe mashtruar Mbledhjen e Gjyqtarëve (fotot 2, 3 dhe 4), kur ka deklaruar se:
1. Nuk bashkëjeton me Alibeajn.
2. Nuk ka marë pjesë më aktivitete politike.
Më poshtë, krahas fotos dhjetor 2024, po sjell dhe kërkesën e saj për “dorëheqje” në tetor 2024 si dhe foton e saj dhjetor 2023 (foto 5).
Pë këtë arsye, atyre që i shqetëson “morali” i Marsidës, i kujtoj se ligji para së gjithash është moral, dhe kur të mendoni se po më sulmoni mua, të paktën, nxirini provat siç janë.
E kam thënë se nuk më shqetëson se më kë ndan krevatin Marsida, po me kë bën pazare për shtëpinë tonë të përbashkët, Shqipëri.
Ndaj, nëse mendoni se më kompleksoni me këto zvarritje apo lëpirje, e keni gabim.
Më shumë më shtoni dëdhirën për tu përballur me të keqen.
Unë do ndaloj ditën që Gjykata Kushtetuese dhe jo vetëm, do pastrohet nga llumra dhe antishqiptare si Marsida.
Ndaj thojini Marsidës, që tani nuk më duhet dorëheqja nga çështja e Z. Berisha, që është në konflikt të pastër interesi, por dorëheqja nga detyra e të përgjigjet para ligjit edhe për:
– Teatrin Kombëtar që me urdhër politik dhe pa,are me pushtetin, nuk mbrojti as vendimin e saj kortik 2021;
– Shitjen e Portit të Durrësit mafies në pushtet;
– Për kthimin e Shqipërisë në vend grumbullimi emigrantësh, ndërkohë që kanë larguar një milionë shqiptarë
– Etj., etj., etj.
Ju e dini që unë nuk ndalem.
Kush e ka rradhën?
PS: “Oozitarëve” pjesë e Aleancës së Qelbësirave, i them që ti çojnë haber çiftit që ose të pranojnë bashkëjetesën e të përgjigjen para ligjit duke dhënë të dy dorëheqjet, ose të më kallëzojnë penalisht për shpifje.