Teliti: Ne nuk tërhiqemi deri në largimin e treshes Rama-Veliaj-Balluku

Këshilltari demokrat në Bashkinë e Tiranës, Dorjan Teliti tha në protestën përpara Bashkisë së Tiranës se viti do mbyllet me largimin e kësaj qeverisje të korruptuar.

Ai komentoi edhe momentet e tensionit para protestës, kur policia nuk bllokoi rrugën për protestuesit.

“Në konflikt civil me motrat dhe vëllezërit tanë nuk do na çoni kurrë. U bëj thirrje medieve që të rikthejnë filmimet, makina e parë ishte e Bashkisë së Tiranës, që është treguesi numër 1 se ky është një skenar nga ai që për të 41-tën herë i ka vendosur zinxhirin Bashkisë së Tiranës. Por ne nuk tërhiqemi se jemi me të drejtën.

Ta harrojnë se ne konfliktohemi me qytetarët. Një konflikt kemi ne, që është konflikti politik me treshen Rama-Veliaj-Balluku. Ne do bëjmë çmos dhe nuk tërhiqemi deri në largimin e tyre”, tha Teliti.

About Redaksia

Check Also

Kush e denoncoi Ballën për trafikun e prostitutave moldave/ Biseda me vëllanë e Suel Çelës për Berishën

 Keni një koment për atë që ndodhi në Kuvend, fyerjet e Taulant Ballës ndaj deputetes …