Anëtarja e këshillit bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali gjatw fjalws para bashkisë së Tiranës, ka akuzuar Erion Veliajn se, do të gjobisë të gjitha bizneset e Tiranës për 20 vitet e ardhshme.
“Protesta e 41 përpara hajdutit më të madh që ka njohur Tirana.
Në 40 javë protesta para bashkisë së Tiranë, ujërat e zeza të Tiranës dhe Erion Veliaj vazhdojnë të kalojnë mes për mes të kryeqytetit.
Trafiku i madh bashkë me Erion Veliajn, vazhdojnë ta mbysin këtë qytet.
Çmimet e apartamenteve, bashkë me arrogancën e Erion Veliajt vazhdojnë të rriten në këtë qytet.
Vjedhja e taksave tuaja, bashkë me arrogancën e Veliajt vazhdon të rritet në këtë qytet.
Çfarë ka ndryshuar.
Pas 40 javëve protesta, Erion Veliaj nga një njeri me arrogancë që thoshte se the zhveshur do të ju çoj të paguani paratë e inceneratorit të Tiranës, sot është vënë në kërkim të Nesti Angonit. Sepse e di, ai është personi sot në kërkim nga drejtësia e qytetarëve të Tiranës, jo nga kjo palo drejtësi që kemi.
Erion Veliaj do të ju ribëjë edhe njëherë lejen e shfrytëzimit të hapësirës publike të gjithë bizneseve të Tiranës, që tu marrë gjobën e radhës dhe këtë gjobë do të ua marrë për plot 20 vite. Kështu thotë ai.
242 familje që janë pranë lumit të Lanës, do të shkulen nga shtëpitë e tyre dhe kur të shkul ky, të hedh në mes të rrugës. Ky është kryetari i bashkisë së Tiranës’, tha ndër të tjera, Ilda Zhulali gjatë protestës tek bashkia e Tiranës”, tha Zhulali.
Gazeta RD