Deputetja e PD, Zheni Gjergji, në një postim në rrjetin social Facebook, foli mbi dhënien e Kalasë së Elbasanit si një qokë për miqtë e Edi Ramës e cila po trajtohet si një plaçkë për miqtë e tij.
Gjergji cilësoi se Rama po e çon Elbasanin në duart e krimit, dhe po ndanw pushtetin me ta në këmbim të votave.
Reagimi
Shqiptarët e kanë kuptuar se pas fjalëve rivitalizim, rijetësim, fshihet një projekt klientelist i Edi Ramës me mikun e tij, fitues i paracaktuar.
Pra ajo që paraqitet me ngjyra e propagandë si plan i madh, është një ide biznesi e përfitimi nga një i njohur dhe i lidhur me Kryeministrin.
Kjo do ndodhë dhe me kalanë e Elbasanit. Elbasanllinjtë e dinë mirë se kjo është një qokë për dikë, një tjetër trafik influence e trajtim i qytetit si plaçkë.
Nuk është vizion.
Vizionin e Edi Ramës për qytetin tonë e njohim mirë dhe e kemi përjetuar. Ka dalë dhe në publik përmes bisedave në Sky-ECC.
Ai e dorëzoi Elbasanin në duart e krimit, dhe ndau pushtet me ta në këmbim të votave.
Këto ceremonitë si e sotmja janë një propagandë mjerane dhe e dëshpëruar, duke fyer qytetarët, duke i trajtuar ata si njerëz pa kujtesë, të cilët sipas Edi Ramës do të harrojnë se çfarë bëri ai dhe të përzgjedhurit e tij me Elbasanin në 12 vite.
Një nga qytetet me shpopullimin dhe varfërinê më të madhe. Një nga qytetet me ndotjen mjedisore toksike që po na merr jetën çdo ditë pak e nga pak.
Elbasanllinjtë nuk janë ashtu si i mendon Ti, Edi Rama.
Ata me qetësinë e maturinë që i karakterizon do ta tregojnë këtë me 11 Maj.