Edi Rama ka firmosur në kundërshtim me ligjin “Për koncensionet dhe Partneritetin Publik/Privat”, për negocimin pa shpallje të kontratës koncensionare për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit edhe pasi Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjell Agaçi, u njoftua zyrtarisht nga Drejtori i Agjencisë së Prokurimeve Publike, z. Eduard Ahmeti, se procedura e përzgjedhur për dhënien e këtij koncensioni negocim pa shpallje është e paligjshme.
Përmes një postimi në Facebook, Drejtuesi Departamentit te Mjedisit në PD Jamarbër Malltezi shkruan se prej 4 vitesh, kreu i SPAK Altin Dumani, nuk jep përgjigje lidhur me çështjen, nëse kanë apo jo përgjegjësi Engjëll Agaåi dhe Artur Metani për procedurën pa tender për inceneratorin Elbasan, në kundështim të APP.
Më tej, Malltezi ironizon duke thënë se edhe një student juridiku të kishim pasur para 4.5 vitesh, sot do kishte mbaruar juridikun dhe magjistraturën dhe do kishte pasur mundësi të jepte pergjigje për vjedhjen e shekullit.