Dumani, pjesë e dosjes “Xibraka”

Kryetari i PD, Sali Berisha, ishte këtë të shtunë në Pogradec, ku u shpreh kundër projektit të ndërtimit të një kompleksi buzë liqenit, duke akuzuar se ky ndërtim po kryhet nga “klani Xhafaj dhe Rama”.

Në fjalën e tij, Berisha u ndal dhe te vendimi i SPAK për të mbyllur hetimet për Olsi Ramën në lidhje me denoncimin të bërë nga Gazmend Bardhi për dosjen “Xibraka”.

Berisha theksoi se me vendimin e dhënë, SPAK dëshmoi që është vetë pjesë e kësaj dosjeje.

“Me deklaratën e tij dje, SPAK tregoi se është pjesë e dosjes Xibraka. Kaq mund të them, tregoi se tani nuk kemi vetëm Olsin, por kemi edhe Dumanin anëtar të bandës së Xibrakës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Regjimi-kartel droge/ Ja pse drejtori trafikant i burgut nuk u arrestua nga policia

Mjafton kjo foto e drejtorit trafikant droge të burgut të Rrogozhinës për të kuptuar se …