Krimi trondit Tiranën, vritet me automatik 56-vjeçari

Atentat në Tiranë. Një person, i indentifikuar me emrin Bujar Nasufi është ekzekutuar me armë autoimatike teksa ishte duke udhëtuar me automjetin e tij në afërsi të “Pallatit me Shigjeta”.

Policia njoftoi se vrasja ndaj 56-vjeçarit ndodhi rreth orës 20: 40 minuta. Viktima ka humbur jetën menjëherë në vendin e ngjarjes. Nuk ka të dhëna nëse viktima ka qenë i vetëm në makinë apo persona të tjerë.

Nga të dhënat e para bëhet me dije se autorët kanë qenë me një motor dhe pas atentatit ata janë larguar në drejtim të zonës së Selitës.

Policia e cila solli një njoftim paraprak tha se ende nuk ka asnjë të dhënë për autorët e dyshuar. Ndërkohë deri tani nuk dihen as shkaqet e këtij atentati.

Ajo që mësohet është se viktima së bashku me vëllain e tij kanë menaxhuar një mobileri në zonën e “Pallatit me Shigjeta”. Janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve të dyshuar.

About Krye Redaktor

Check Also

Shkodra e “izoluar” nga bora dhe pa drita, Beci përdor helikopterin ushtarak për “turizëm”

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë shqiptare vendosi në dispozicion të kreut të Komitetit Olimpik Shqiptar, …