Rama thotë se nuk është skizofren

Rama sqaroi opinionin sot se nuk është skizofren dhe se është një njeri normal.

“Më kanë bërë skizofren me kartelë mjekësore. E kanë fabrikuar dhe publikuar edhe kartelën, si trakt të luftës pa din e as iman kundër meje, që vazhdon prej kaq e kaq vitesh.

Jo Jo, nuk kam pasur lavdi Zotit, asnjëherë probleme të shëndetit mendor. Por sigurisht që nuk ka pasur se si të mos akuzohesha edhe për këtë, nga një katran i madh, me diplomë mjeku, që u hyn në hak deri dhe të sëmurëve më fatkeqë e familjarëve të tyre, duke i përdorur si kategori negative, për llogari të luftës së tij përçudnuese politike.  Më kanë bërë me dyqind apartamente në Shqipëri dhe Europë, e me dyqind milionë dollarë dreqi e di ku”, tha Rama.

About Krye Redaktor

Check Also

Zjarri në Fushë Arrëz/ Kryebashkiaku: I çova mesazh ministrit për ndërhyrje nga ajri, por asnjë reagim!

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në fshatin Xath të …