Kryeministri Edi Rama është vënë sërish në qendër të kritikave nga mediat ndërkombëtare, duke dhënë dëshmi për korrupsionin e tij, qeverisë që drejton dhe aktorëve të tjerë politikë.
‘Al në Suedi’ shkruan se si ndaj Edi Ramës, që ka qenë në pushtet prej 25 vitesh, janë ngritur disa akuza të rënda për korrupsion (përfshirë një raport të brendshëm të OSBE-së disa vite më pare, që zbulonte se Edi Rama kishte në atë kohë rreth 200 milionë euro).
Akuzat për korrupsion janë të zakonshme dhe investitorët, shpesh raportojnë se bëhen objektiv i zhvatjes si nga administrata publike, ashtu edhe nga media dhe grupet kriminale.
Afera e korrupsionit McGonigal është një shembull i qartë i metodave të Edi Ramës. Charles McGonigal ishte Shefi i Kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, kur Edi Rama iu afrua dhe përdori McGonigal për sulme kundër opozitës shqiptare, gjatë kohës që ai ishte në detyrë.
Qindra media ndërkombëtare kanë raportuar gjerësisht për aferën McGonigal dhe Edi Rama, duke filluar nga New York Times, Washington Post, New York Post dhe CNN deri tek Euronews, Business Insider, Boston Herald dhe Washington Examiner. McGonigal akuzohet për disa vepra penale dhe po përballet me gjyqin në SHBA për dy çështje, atë rus dhe atë shqiptar. Ai u deklarua fajtor për akuzat në rastin Oleg Deripaska./Alinsweden.blog