Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, avokatja Adriana Kalaja ka dhënë një deklaratë para Gjykatës Kushtetuse pasi ka depozituar në këtë institucion fakte e prova të tjera të cilat konfirmojnë shkeljen e Kushtetutës dhe ligjit organik, çka ka çuar në kërkesën e opozitës për dorëheqjen e anëtares së Kushtetueses Marsida Xhaferrllari.
Kalaja depozitoi një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, me objekt: Fillimin e procedimit disiplinor ndaj anëtares së kësaj gjykate, Marsida Xhaferllari, deri në shkarkimin e saj, për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese.
“Marsida Xhaferrllari anëtare e Ggjykatës e cila, sipas provave dhe fakteve që kemi parqitur sot, ka krye shkelje të rënda të Kushteutës, por edhe të ligjit organik. Këto shkelje të rënda, sipas provave që depozitojmë sot, janë kryer për një periudhë të gjatë kohe por ne kmei evidentuar shkeljet nga viti 2023 e deri me sot. Duke marrë në kosideratë pjesmarrjen e zonjës Xhaferrllari në aktivitete të një grupimi politik dhe këtu e kemi fjalën për festa.
Jo më kot e theksoj fjalën festa sepse në deklaratën ose në kërkesën e Anëtares së Gjykatës Zhaferrlari, lidhur me kërkesën e zotit Berisha dhe zotit Jamarbër Malltezi për përjashtimin e saj ka cituar se unë nuk kam marre pjesë në aktivitete politike. Kjo është një dashakqesi nga ana e saj.
Kemi evidentuar se në kërkesën e zonjës Xhaferrllari gjoja për dorëheqje, as nuk e mohon dhe as nuk e pranon bashkjetesën me deputetin Enkeljd Alibeaj. Per ne kjo është një shkelje shumë e rëndë, duke marrë në konsideratë edhe se gjyqtraja Xhaferrllari ka marrë pjesë në disa kërkesa ku kërkues është edhe bashkëjetuesi i saj. Por nga ana tjetër lidhur me kërkesën e fundit për përjashtim nga zoti Berisha dhe zoti Malltezi, evidentohte që gjyqtare Xhaferrllari thekson faktin se nuk kam ndërhyrje nga persona të tretë apo të afërt, por në asnjë moment nuk raporton të vërtetat, faktet e provat.
Ne mendojmë se jemi përpara shkeljeve shumë të rënda të kushtetues. Duke fillur që nga detyrimi që ajo ka për të deklaruar bashkëjetesën. Ne kemi evidentuar me prova se edhe në raport me konfliktin e interesit ka shkelje shumë të rënda për të cilët ne mendojmë se plotëson kushtete deri në shkarkimin e saj”, tha Kalaja për mediat.