Asambleja e EPP miratoi me unanimitet amendamentin e PD: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, detyrim për Shqipërinë!

Nënkryetari i PD, deputeti Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Jorida Tabaku dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ndodhen në Parlamentin Evropian në Bruksel, si pjesë e një aktiviteti dy ditor të organizuar nga EPP dhe ECR.

Bylykbashi shkruan në një postim në rrjetet sociale se, Asambleja Politike e EPP e miratoi me unanimitet amendamentin e PD-së.

Gjatë takimeve me kryetarin e Partive Popullore Manfred Weber dhe deputetë të partive popullore grupi më i madh në Parlamentin Europian, deputetët e PD dhe Mediu i kanë shpjeguar situatën në Shqipëri dhe sipas tij pamundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në takim është diskutuar se, zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe vend i cili kërkon të bëhet anëtar i BE.

Postimi i Bylykbashit

Në Asamblenë Politike të EPP, paraqitëm amendamentin e PD-së në rezolutën e EPP për Mbrojtjen e Demokracisë dhe Forcimin e Qëndrueshmërisë Zgjedhore në Europë.

Amendamenti thekson se keqinformimi dhe propaganda nga vende si Rusia, Kina apo Irani që synojnë minimin e sistemeve demokratike, përforcohen në vendet që synojnë antarësimin në BE nga mungesa e zgjedhjeve demokratike, një shtet i së drejtës i dobët dhe përqendrimi pushtetit në një dorë në dëm të ndarjes së pushtetit.

Gjithashtu amendamenti thekson se korrupsioni i përhapur dhe lidhjet me krimin e organizuar i sigurojnë këtyre aktorëve malinjë korridore të fshehta për të penetruar në institucionet demokratike përmes të zyrtarëve të zgjedhur apo të emëruar, duke përçuar qëndrime që minojnë demokracinë.

Asambleja Politike e EPP e miratoi me unanimitet amendamentin e PD-së

Rezoluta e nëntorit 2024 për Shqipërinë thekson pikërisht mungesën e zgjedhjeve demokratike, kapjen e shtetit nga Kryeministri dhe korrupsionin endemik sidhe lidhjen e elitës së partisë në pushtet me krimin e organizuar. Shqipëria është shembull i rreziqeve që një demokraci e dobët antare e NATO-s dhe kandidate për antare të BE-së, ku krimi dhe korrupsini janë shtruar këmbëkryq, i sjell BE-së dhe NATO-s.

Më 11 maj 2025 është radha jonë, e opozitës bashkë me shqiptarët, të bëjmë ndryshimin.

About Redaksia

Check Also

Biri i Gjakovës Qazim Komani, Intelektuali dhe Luftëtari i Paepur i Lirisë dhe Shqipërisë Etnike

Sokol Qazim Komani            Lindita Sokol Komani Me rastin e 130-vjetorit të lindjes Jetëshkrim i përmbledhur …