Deputetë të PD e Mediu në Bruksel: Nevoja për qeveri kujdestare, domosdoshmëri!

Deputetwt e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, Jorida Tabaku,  Oerd Bylykbashi dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ndodhen në Parlamentin Evropian në Bruksel, si pjesë e një aktiviteti dy ditor të organizuar nga EPP dhe ECR.

Gjatë takimeve me kryetarin e Partive Popullore, Manfred Weber dhe deputetë të partive popullore, grupi më i madh në Parlamentin Europian, Mediu tha se i kanë shpjeguar situatën në Shqipëri dhe sipas tij, pamundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Mediu shkruan se, nevoja për një qeveri kujdestare është domosdoshmëri, për zgjedhjet, që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të mbaj larg duart e qeverisë për të manipuluar zgjedhje.

Postimi i Mediut

Së bashku me kolegët e Partisë Demokratike, Vokshi, Tabaku dhe Bylykbashi jemi në një aktivitet 2 ditor të organizuar nga EPP dhe ECR

Gjatë takimeve me kryetarin e Partive Popullore Manfred Weber dhe deputetë të partive popullore grupi më i madh në Parlamentin Europian shpjeguam situatën e rëndë në Shqipëri, pamundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërhyrjen dhe ndikim e krimit të organizuar në blerjen e votave, intimidimin e votuesve dhe përdorimin e shtetit dhe administratës në zgjedhje.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe vend i cili kërkon të bëhet anëtar i BE.

Nevoja për një qeveri kujdestare është domosdoshmëri, për zgjedhjet, që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të mbaj larg duart e qeverisë për të manipuluar zgjedhjet.

 

©

About Redaksia

Check Also

Berisha publikon statistikat: 39% e listës janë gra, 18% janë të rinj, diaspora ka 7 përfaqësues

Kryetari i PD, Sali Berisha bëri publike statistikat brenda Partisë Demokratike për përfaqësimin në parlament …