I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani po vijon dëshminë e tij në gjyqin për grupin kriminal të “Plumbit të Artë”.
Ndër të tjera, ai tregoi se si arriti të lirohej nga qelia pasi kishte qenë i arrestuar për vepra të tjera penale.
Sipas gazetarit të SYRI TV, Fatjon Gjinaj, Dumani rrëfeu se avokati Alban Bengasi ka qenë ndërmjetës, ndërsa shtoi se ka patur ndihmë nga dhëndri i vëllait të ish-ministrit të drejtësisë së kohës.
“Kam paguar para që të dilja nga burgu, kisha avokat Alban Bengasin. Më ka ndihmuar dhëndri i vëllait të Nasipit që është mjek”.
“Një mjek ligjor (s’më kujtohet emri) më bëri në gjendje të rëndë për të më liruar nga burgu. “Mjeku ligjor m’i bëri letrat sikur vuaj nga zemra”.
Dumani tha se, për t’u liruar ka paguar 40 mijë euro.