Kryetari i PD, Sali Berisha, postoi një video online që tregon se si mund të regjistrohen emigrantët shqiptarë për të votuar.
“Si të regjistrohet zyrtarisht diaspora jonë për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit!”, shkruan Berisha.
Diaspora ka shfaqur interes të lartë për t’u regjistruar në këto votime.
Kjo është hera e parë në histori që shqiptarët jashtë vendit do të mund të votojnë.