Sa mirë që nuk jam si ata…

Nga Adriana KALAJA

Vijojmë:

“Opozitarëve” në kërkim të tutorit të rradhës, shërbëtorë të Aleancës së Qelbësirave, u them se para se të merni përsipër të mbroni çiftin e dashurisë “së fshehur” Marsida – Enkeled, filloni të keni më shumë respekt për Kushtetutën.

Pseudo juristëve, që nuk kanë fituar një gjyq në jetën e tyre, u them uluni e lexoni më shumë.

Mbushni kokën e jo shpirtin e urrejtjes ndaj kujdo që arritjet i ka vetëm me punë.

Meren notat me mik, por nuk bëhesh dot avokat i zoti me mik e ndërhyrje.

Politikan jo e jo.

Idjotëve të dobishëm pa dashje në këtë kauzë, që pasi u flet nënvetëdija kur pranojnë bashkëjetësën e çiftit të dashurisë së “fshehur”, i them faleminderit.

Më së shumti, përpara se të dilni si njerëz minimalisht naivë e të pa informuar, kini më shumë respekt për fëmijët tuaj dhe familjet tuaja.

Sa për ata që paguhen për të devijuar debatin dhe faktin publik, nuk më intereson fare, se për fatin tim të mirë,

Unë nuk jam si ata.

Unë nuk jam si ata që:

– Nuk njohin dinjitetin dhe integritetin moral.

– Që dalin banak më banak të televizioni që paguhen nga inceneratorët inekzistentë.

– Denoncimet i bëjnë për qoka e gjoba.

– Bëjnë “opozitë” me telekomandën e regjimit”.

– Që paguhen nga dikush për ti rënë dikujt.

Ndaj, përpara se të vrerosin pa shkaqe e jashtë arsyes së shëndetshme mendore, i ftoj të shohin vendimin Nr. 274 datë 22.12.2023 të Gjykatës Kushtetuese ku:

  1. Kërkues është Partia Demokratike.
  2. Nënkryetar i Partisë Demokratike në këtë datë ka qenë bashkëjetuesi, Enkeld Alibeaj.
  3. Relatore e çështjes është bashkëjetuesja, Marsida Xhaferllari.
  4. Në vendimin e pakicës, është bashkëjetuejsja e Enkeledit, Marsida Xhaferllari.
  5. Pro kërkesës së subjektit politik, ku bashkëjtuesi Alibeaj ka qenë nënkryetar, ka votuar pro bashkëjetuesja Marsida Xhaferllari.

Tani a ka më arsye T’Ju sqaroj konfliktin e interesit ku bashkëjetuesja Marsidë, përveç se mer guximin të jetë relatore, voton dhe pro kërkesës së një force politike ku bashkëjetuesi Enkeled është nënkryetar?

Më thoni nëse duhet.

Ju e dini se unë nuk lodhem.

Se shkarkimi nga detyra, është gjëja më e mirë që do i ndodhë bashkëjetueses Marsidë.

Vijon……

Së shpejti…..

PS: Për secilin që kërkon të debatojë me fakte, prova apo ligj këtë çështje, jam e gatshme të përballem në median, moderatorin/en, ditën dhe orën që duan.

Të marin me vete dhe Ymerin.

About Redaksia

Check Also

A mund të gjendet një “provë e re” kundër Erion Veliajt?

Nga Gent STRAZIMIRI Të gjendet një provë e re kundër Erion Veliajt është e pamundur. …