Vrasja e nxënësit Martin Cani, të shtunën protesta e radhës

Prindërit dhe nxënësit kanë paralajmëruar protestën e radhës për vrasjen e nxënësit Martin Cani. Protesta do të zhvillohet të shtunën më 18 janar.

Ndërkohë që bëhet e ditur se detajet për organizimin dhe oraret kur të vendosen do bëhen publike.

Martini u qëllua me thikë nga bashkëmoshatarët e tij në shkollën Fan Noli në kryeqytet, dhe humbi jetën.

Kjo nuk është protesta e parë që po zhvillohet. Janë zhvilluar edhe organizime të tjera qytetare ku është kërkuar përgjegjësia e institucioneve shtetërore dhe dorëheqja e ministres e arsimit.

Pjesë e këtyre protestave kanë qenë dhe prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit që humbi jetën, ku kanë shprehur dhimbjen e madhe që i ka kapluar nga kjo tragjedi.

About Redaksia

Check Also

Spahia: Këmbanat po bien për kryehajdutin Edi Rama!

Bardh SPAHIA Reagimi i Bardh Spahisë: Banaliteti i paftyrësisë dhe mesazhet ndër rrjeshta. Mesazhet e …