CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Vrasja mafioze/ Kreu i PD Vlorë: Tregues i qartë i gjendjes alarmante të pasigurisë!

Kryetari i PD Vlorë, Atird Hoxha ka reaguar ashpër, pas ngjarjes së rëndë mafioozë në Vlorë, ku mbeti i vrarë një 30-vjeçar.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Hoxha thotë se atentati mafioz, është një tregues i qartë i situatës së rëndë dhe të papranueshme të sigurisë publike në vend.

Teksa shprehu shqetësimin e thellë  të PD së Vlorës, për këtë situatë kaotike dhe të rrezikshme, Hoxha tha se është e qartë se mungesa e veprimit nga ana e Policisë dhe institucioneve ligjzbatuese ka krijuar një klimë ku krimi ndihet më i fuqishëm se ligji.

Një thirrje, PD Vlorë pati dhe për Policinë e Shtetit dhe autoriteteve përgjegjëse, që të reagojnë me vendosmëri dhe urgjencë, për sigurinë publike.

Reagimi

Ngjarja e djeshme në Vlorë, ku një 30-vjeçar u vra në një atentat mafioz, është një tregues i qartë i situatës së rëndë dhe të papranueshme të sigurisë publike në vend.

Ndërsa kreu i narkodiktaturës Rama përpiqet të maskojë realitetin e hidhur përmes propagandës dhe videokartolinave, bandat kriminale veprojnë të pandëshkuara, duke mbjellë frikë dhe pasiguri në rrugët e Shqipërisë.

Kjo është ngjarja e dytë e këtij lloji në qytetin tonë brenda një periudhe të shkurtër, ku kriminelët veprojnë të pashqetësuar, duke lënë pas një makinë të djegur dhe një qytet të traumatizuar.

Situata e pasigurisë në të cilën ndodhen qytetarët tanë është alarmante dhe e papranueshme. Njerëzit jetojnë në frikë të përhershme, ndërsa Policia e Shtetit vazhdon të tregojë një pafuqishmëri të plotë për të reaguar dhe për të garantuar rendin publik.

Partia Demokratike Dega Vlorë shpreh shqetësimin e saj të thellë për këtë situatë kaotike dhe të rrezikshme. Është e qartë se mungesa e veprimit nga ana e Policisë dhe institucioneve ligjzbatuese ka krijuar një klimë ku krimi ndihet më i fuqishëm se ligji.

I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit dhe autoriteteve përgjegjëse që të reagojnë me vendosmëri dhe urgjencë. Siguria e qytetarëve duhet të jetë prioritet absolut, dhe ligji duhet të rikthejë kontrollin mbi rrugët tona, duke treguar se askush nuk është mbi të.

 

About Redaksia

Check Also

Dumani konfirmon blerjen e votave/ Nuk kam çfarë të bëj, nuk jemi polici

Dumani ka kongirmuar sot blerjen e votave në zgjedhjet e 11 majit. Gjatë seancës dëgjimore …