Happy birthday Mr President!

Nga Alba KEPI

Nëse në një Pallat mbretêror hyn një klloun nuk êshtë se bëhet mbret por është Pallati që shndërrohet në cirk.

Kryeministrja italiane festoi ditën e lindjes me një dhuratë nga KM shqiptar; një shall realizuar nga një sipërmarrës italian që fabrikën e tij e ka transferuar në Shqipëri.

Jo vetëm ia dhuroi por dhe ia vuri mbi kokë me konfidencialitetin sa shokues për të pranishmit aq dhe të sikletshëm për ta e vetë Melonin.

Happy birthday MR President me një dhuratë hilacake simbol i zgjedhjes së bizneseve italiane që spostojnë në Shqipëri selitë e tyre për t’i shpëtuar barrës fiskale të taksimit në sistemin italian e me fabrika ku prodhimi bazohet në krah pune shqiptarësh që u kushtojnë disa herë më pak se sa një punëtor italian.

Happy birthday Mr President e do ishte mirë që mbi krye të kishit shallin e një punëtori shqiptar që varfëria e pasiguria e detyroi të jetë një nga 1 milionë shqiptarët që këto 3/4 vitet e fundit është larguar nga Shqipëria pêr shkak të keq qeverisjes së mikut tuaj.

E pamundësia për të siguruar jetesën pêr fëmijët, pasiguria e së nesërmes e seleksionimi politik për të jetuar e u realizuar, është i pakrahasueshëm me cdo regjim fiskal o interes personal të një sipërmarrêsi italian.

Happy Birthday MR President e keni të drejtë kur i thoni buzagaz se “Edi duhet t’i japësh fund këtyre skenave!”

“Hall i madh e shtyn”, thotë një shprehje popullore shqiptare, MrPresident.

Miqêsia juaj me më të fortin e botës e shtyn në këto perfomanca kllounash. Në SHBA një dosjer me qindra faqe e përfshin Ramën në një nga skandalet më skandaloze mës Shqipërisë e Amerikës ku korrupsioni i zbardhur nga kjo dosje ka dëmtuar demokracinë, diplomacinë e sigurinë, pra Shqipërinë

Po SHBA janë nismëtarët e mbështetësit e një prej reformave më madhore të Shqipërisë post ’90- reforma në drejtësi, por që po zhgënjen e preokupon kancelaritë botërore e organizma ndërkombëtare.

Ministra, Kryetar Bashkie, vetë KM, Drejtues të lartë institucionesh, të identifikuar nën akuza të rënda korruptive nuk po gjykohen nga rregullat e një drejtësie nën seleksionimin e një diktati politik që e bën pushtetin e pavarust të saj një lojë në duart e vetë Ramës.

Data 20 janar e nisja e një administrate te re amerikane është halli i madh i kësaj perfomance cirku në ditën tuaj të lindjes MR President, e si thotë shprehja “miku im është dhe miku juaj” e tek miqësia mes të tretëve ndoshta do vij koha të ju kërkoj ndonjë favor.

Happy birthday MR President e si thuhet shpesh në politikë, kur në një Pallat mbretêror hyn një klloun nuk është se bëhet mbret por është Pallati që shndërrohet në cirk.

Nga poturet e atlete samitesh, nudizëm në plazh, puthje e pêrqafime liderash, sot në arkivin institucional e mediatik u shtua dhe perfomanca e Ramës që ju bekon me shaminë e kokês në Abu Dabi.

About Redaksia

Check Also

A mund të gjendet një “provë e re” kundër Erion Veliajt?

Nga Gent STRAZIMIRI Të gjendet një provë e re kundër Erion Veliajt është e pamundur. …