Demokratët shkodranë kanë përkujtuar protestën e parë antikomuniste të 14 janarit 1990. Drejtuesi politik i PD për Shkodrën, Luçiano Boçi shkruan se, “tentativa për rrëzimin e bustit të Stalinit, i vendosur në qendër të Shkodrës së persekutuar nga regjimi Enverist, do ishte edhe pikënisja e shëmbjes së diktaturës më të egër në të gjithë Evropën”.
Mesazhi
Përkujtuam në Shkodër 14 Janarin 1990, kryengritjen antikomuniste, ditën kur rinia e këtij qyteti u ngrit kundër simboleve të komunizmit.
Tentativa për rrëzimin e bustit të Stalinit, i vendosur në qendër të Shkodrës së persekutuar nga regjimi Enverist, do ishte edhe pikënisja e shembjes së diktaturës më të egër në të gjithë Evropën.
Organizatorët u arrestuan, u dënuan me shumë vite burg,
Rini Monajka pësoi tortura ç’njerëzore në hetuesi’ si pasojë e të cilave do ndërronte jetë disa kohë më vonë.
Ndërsa Gjergj Livadhi, Dedë Kasneci, Kolec Hublina, Flamur Elbasani, Nikolin Margjini, Tonin Dema, Nikolin Thana, Klaudio Daka, Aldo Perizi, Gjovalin Rolba, Gjovalin Zefi, Ndoc Leqejza, Pjerin Veli, Paulin Shtjefni, Viktor Martini, Huana Kurti do përndiqeshin, burgoseshin dhe torturoheshin nga aparati represiv i kohës.
14 janari do i paraprinte lëvizjeve të njëpasnjëshme që kulmuan deri në rrëzimin e diktaturës komuniste dhe instalimin e pluralizmit politik dhe të demokracisë në vend.
Sot më shumë se kurrë nën shembullin e 14 janarit të rinjt e të rejat e këtij vendi duhet t’i thonë ‘ndal’ kësaj diktature që po sundon vendin.
Të sjellin shpresën e Shkodrës dhe të Shqipërisë, të rrëzojnë regjimin e Ramës dhe hajdutëve të Tij dhe të zgjedhin Partinë Demokratike si e vetmja forcë që do çojë përpara reformat e rëndësishme dhe do nxjerrë nga varfëria shqiptarët e lodhur prej 12 vitesh.