Favori që Gjykata AntiKushtetuese vijon t’i bëjë çështjes në Gjykatën e Straburgut të Z. Berisha…

Nga Adriana KALAJA

Vijon konseguenca e Gjykatës AntiKushtetuese, në shërbim të regjimit, por nga ana tjetër, edhe ti bëjë nder çështjes së Z. Berisha në Gjykatën e Strasburgut.

Sapo u informova për njoftimin e bërë nga kjo gjykatë, avokatëve të Z. Berisha (foto 1), për shtyrjen e seancës plenare “për arsye objektive”, kam deklaruar se kjo shtyrje është bërë me urdhër politik.

Më datë 3 janar, ditën kur gjyqtari që amnistoi Saimir Tahirin, vendosi një masë që jo vetëm nuk i përgjigjej realitetit juridik të kësaj dosje, por nuk është e parashikuar në asnjë dispozitë ligjore, deklarova në media por jo vetëm, se kjo nuk do të ndodhte, nëse do të zhvillohej seanca e datës 27.12.2024, siç ishte njoftuar paraprakisht nga kjo gjykatë.

Ashtu siç kam deklaruar, shtyrja e kësaj seance është bërë me urdhër politik, me të vetmin qëllim, hapjen rrugë marrjes së këtij vendimi antiligjor të Apelit të GJKKO.

E bindur se kisha të drejtë në intuitën time, por edhe si një njeri që e ka “ves” komunikimin me shkresa, më datë 9 janar, i drejtohem kësaj gjykate me një kërkesë (foto 2), ku i kërkoj paraqitjen me dokumentacion justifikues, të “arsyes objektive” të shtyrjes së një seance gjyqësore plenare (nga seancat më të rëndësishme në fakt).

Edhe kësaj rradhe, koha më dha të drejtë.

Siç dhe e kisha deklaruar, kjo seancë ishte shtyrë me urdhër politik dhe se nuk kishte asnjë arsye të qënësishme siç e parashikon ligji proceduarial si:

– Raport mjekësor;

– Konferenca apo seminare;

– Trainime;

– Një rast fatkeqësie;

– Apo çdo lloj arsye objektive;

Të gjitha këto, bashkëngjitur me dokumentin justifikues.

Referuar dokumentit që mu vu në dispozicion nga kjo gjykatë (foto 3), jo vetëm nuk ka asnjë arsye të qënësishme ligjore për shtyrjen e seancës, por me skuthllëkun që i karakterizon këta shërbëtorë të tutorit të tyre të rradhës, justifikohen se data është lënë shpejt për shkak të kërkesës për përshpejtim nga ana e avojatëve të kërkuesit.

Dhe, “qershia mbi tortë” në këtë përgjigje, është për shkak të “ngarkesës”.

Këto justifikime qesharake dhe të turpshme që nuk i beson as naivi dhe idjoti më i madh i dobishëm, na vërtetojnë se përveç se janë në panik për shkeljen e ligjit dhe shpërdorimit të detyrës, nuk gjejnë dot arsyen të fshehin apo fshijnë atë gafë kushtetuese dhe proceduriale të rëndë.

Në këtë kuptim, disa pyetje kam për këta njerëz pa personalitet moral dhe profesional:

  1. Datën e seancës e caktuat ju apo Z. Berisha?
  2. Kur e vendosët datën 27.12.2024, nuk e dinit për ngarkesën e çështjeve?
  3. Apo edhe në këtë rast do thoni se na u bë presion nga Z. Berisha e mbi të gjitha se:

“Fajin e ka Saliu”?

Trupës AntiKushtetuese (me përjashtime të vogla), në fakt kjo trupës AntiShqiptare, u them se përvëç se nuk mbulohet “Dielli me shoshë”, shumë shpejt do shkoni para ligjit, edhe për ato dosje penale ku implikoheni dhe ku jo më kot ju zgjodhi tutori Edvin Kristaq Rama.

Ju e dini që unë e mbaj fjalën.

Shihemi së shpejti……

About Redaksia

Check Also

Kryesia e PD merr vendimin, zbardhet data kur do të mbahen primaret

PD më 1 mars, do të zhvillojë primaret. Vendimi është marrë nga kryesia e  PD, …