Këlliçi: 200 milionë eurot e vjedhura me inceneratorin Tiranë dhe bandën 5D, nuk do t’i falim kurrë!

Anëtari i kryesisë së PD dhe denoncuesi kryesor i Erion Veliajt, Belind Këlliçi është shprehur se, protesta ndaj kryebashkiakut të Tiranës nuk ndalet.

‘200 milionë eurot e vjedhura me inceneratorin Tiranë dhe bandën 5D, NUK do t’i falim kurrë!

Bashkë do i’a dalim’, shkruan në reagimin e tij, Belind Këlliçi.

Reagimi i Belind Këlliçit

Protesta jonë nuk do ndalet!

Nesër, e premte, datë 17 janar, le të ngremë zërin sërish për të 42 herë dhe t’u tregojmë mbarë shqiptarëve se kreu i 5D dhe pronari faktik i inceneratorit Tiranë, nuk mund të amnistohet!!!

Sado SPAK po lodhet ta trajtojë kolegun Erion si një xhepist të rëndomtë urbani, ai do mbahet mend në historinë e kryeqytetit tonë, si hajduti më banal dhe i paskrupullt i këtyre 34 viteve demokraci.

200 milionë eurot e vjedhura me inceneratorin Tiranë dhe bandën 5D, NUK do t’i falim kurrë!

Bashkë do i’a dalim.

About Redaksia

Check Also

Nën hetim nga SPAK, Rama merr në mbrojtje edhe Bushkën!

Edi Rama ka marrë në mbrojtje edhe deputeten Klotilda Bushka e cila është në hetim …