Spahia: Trashëgimia e Sabah Bizit në futboll do të mbetet frymëzim për brezat e rinj

Shkodra dhe Shqipëria kanë humbur një yll të sportit shqiptar, mjeshtrin e madh Sabah Bizi. Në një postim, ku shprehu homazhet e tij, Bardh Spahia, anëtar i kryesisë së PD-së, e përshkroi atë si një ikonë të sportit kombëtar, që dhuroi krenari me talentin dhe përkushtimin e tij në fushë.

Sipas Spahisë, trashëgimia e Bizit do të mbetet një frymëzim për brezat e rinj dhe një shembull i asaj që mund të arrihet me punë dhe dashuri për vendin.

Postimi

Shkodra dhe Shqipëria humbi një yll të sportit shqiptar, mjeshtrin Sabah Bizi. Ai ishte një ikonë e sportit tonë kombëtar, një emër që na dhuroi krenari me talentin dhe përkushtimin e tij në fushë.

Trashëgimia e tij në futboll do të mbetet frymëzim për brezat e rinj dhe një shembull i shkëlqyer i asaj që mund të arrihet me punë, disiplinë dhe dashuri për vendin.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Bizi, Nefizes, Brikenos, Brinesës, miqve dhe komunitetit sportiv shqiptar. Pushofsh në paqe legjenda Bizi!

About Redaksia

Check Also

Nën hetim nga SPAK, Rama merr në mbrojtje edhe Bushkën!

Edi Rama ka marrë në mbrojtje edhe deputeten Klotilda Bushka e cila është në hetim …