Vota e diasporës/ Berisha thirrje për regjistrim: PD do e shqyrtojë seriozisht hapjen e zyrave në kryeqytetet evropiane

Kryetari i PD, Sali Berisha u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në rrjetet sociale.

Uesli Shurdho: Doktor, përshëndetje, a nuk do ishte mirë që në kryeqytetet e mëdha evropiane ku PD ka degë dhe është e organizuar, të hapë nga një mini-zyrë ku të sqarojë dhe regjistrojë votuesit emigrantë demokratë apo ata që do të votojnë për PD-në.

Berisha: Do ta konsiderojmë shumë seriozisht sugjerimin tuaj të drejtë Uesli.

Ndërkohë që për regjistrimin e diasporës kreu demokrat Berisha tha se, “po bëjmë gjithçka që procesi të jetë transparent”

“Ne po bëjmë gjithçka që ky të jetë një proces transparent dhe gjer tani hapat e bëra kanë qenë të tilla dhe kanë ecur”.

“Por ne po ndjekim çdo hap”.

Duke ju përgjigjur interesit të një qytetari tjetër Berisha u bëri thirrje emigrantëve që të klikojnë në uebin e PD, në nënfaqen Diaspora Voton, për t’u regjistruar.

“Ne po përpiqemi në mënyrë të përditshme të informojmë”.

“Po organizojmë takime në të gjitha vendet, por kemi krijuar edhe një faqe të veçantë, e cila kërkon gjithsej 30 sekonda kohë dhe ju dërgon me email apo në Whatsapp, të gjithë instruksionin se si të regjistroheni në platformën e KQZ-së”.

“Pra, ju lutem shumë, klikoni në uebin e PD, në nënfaqen Diaspora Voton”.

A”ty do merrni automatikisht udhëzuesin për mënyrën se si duhet të regjistroheni në KQZ”.

“Mendoj se kjo është forma më e sigurt dhe më e shpejtë e informimit tuaj”.

About Redaksia

Check Also

Takimi në Athinë i eurodeputetit Beleri me emigrantët mes thirrjeve “Poshtë Rama”

Edi Rama eshte pa asnje diskutim personazhi me negativ per opinionin publik dhe politik ne …