Berisha: Mandatet e arrestit nga policia janë shndërruar në letra bixhozi që i përdorin për të nxjerrë fitime përrallore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një fjalimi në tryezën për sigurinë dhe rendin, krahasoi periudhën aktuale me vitet 2007-2013, kur Task Forca e drejtuar nga prokurorë dhe ekspertë të ndryshëm pati rezultate konkrete në hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit. Berisha u shpreh se Prokuroria Speciale (SPAK) është kthyer në një “mburojë të krimit,” duke denoncuar mungesën e hetimeve për afera të mëdha si inceneratorët, koncesionet dhe korrupsionin në shëndetësi.

Ai propozoi krijimin e një strukture të re hetimore që do të fokusohet në korrupsionin dhe krimin e organizuar, duke përfshirë dhe pastrimin e veprimtarisë së SPAK.

“Struktura e posaçme dhe e specializuar për korrupsionin, Skapi i partisë është shndërruar në mburojë. Dua të informoj edhe njëherë shqiptarët se Task Forca e viteve 2007-2013, e cila kryesohej nga prokurorë, por përbëhej nga një grup më i gjerë prokurorësh dhe jo prokurorësh, punonjës policie dhe shërbimit informativ, gjë që e bënte pothuajse të pamundur fshehjen dhe manipulimin e dosjeve.

Dhe pikërisht për këtë arsye, kjo task force në vitin 2007-2008, sipas statistikës së botuar në raportet e Departamentit të Shtetit, vendosi nën akuzë 1430 punonjës. Nga këta, u dënuan nga gjykata 630 punonjës. Në dy vite. Në dy vitet kulmore të Skrapi, kësaj prokurorisë speciale, janë dënuar gjithsej 199 persona.
Në kohën kur janë male, krimet janë sa mali, djegësi i Tiranës që nuk ekziston është 130 mln euro. Gjurmë nuk ka. Durrësi, disa miliardë euro. Sterilizimi dhe koncensionet e shëndetësisë, 300 mln euro.

S’ka njeri përgjegjës për djegësin që mungon. Erion Veliaj hetohet për garderobën e Velicës dhe jo për 130 mln eurot e zhdukura, për ndërtimin e djegësit ku nuk është hedhur asnjë tullë dhe që ka qenë përgjegjës direkt për mbikëqyrjen, është zotuar për pagesë etj., me radhë.

I dhashë këto shembur, se kjo strukturë ekzistuese është bërë mburojë e krimit dhe korrupsionit.
Të dashur miq!

Shkoni e lexoni statistikën. Prokuroria e Krimeve të rënda, në një rast të caktuar firmosi 53 mandate arresti. Arrestoi mbi 40 e ca. Firmosi Skrapi 51 mandate arresti, arrestoi 11.

Mandatet e arrestit janë shndërruar në letra bixhozi që i përdorin për të nxjerrë fitime përrallore, duke i njoftuar paraprakisht që të ikin. Merr fund.

Një strukturë e posaçme do të ngrihet e cila ndër të tjera do të hetojë të gjithë veprimtarinë kriminale të Skrapit të partisë.

Do të fuqizohet Agjencia e Administrimit të Aseteve Kriminale dhe natyrisht në bashkëpunim me policitë e vendeve fqinj do të vendoset një kontroll rigoroz mbi kalimet e kufirit, transportit flukset kriminale ndër kufitare.

Një rëndësi e veçantë do të jetë marrëdhënia mes policisë dhe komunitetit.

Nuk heqim kurrë dorë nga kjo.

Bashkëpunimi mes policisë dhe komunitetit është një kusht kryesor për suksesin. Se cili është ky bashkëpunim u faktua me vrasjen në dyer e shkollës të 14-vjeçarit Martin Cani. Pas vrasjes së tij në prag të shkollës, policia dhe komuniteti vrapuan të betoheshin se kishin bërë në mënyrë të përkryer detyrën.

Faktikisht e vranë për së dyti vogëlushin.

Ata që paguheshin për sigurinë e nxënësve, ata lanë duart në një mënyrë kriminale, kurse kreu i narkoshtetit, deklaroi se fajin e kishte tik toku për vrasjen e Martin Canit. Një sherr që ishte zhvilluar në 1 javë dhe tani kanë bërë gjithçka për të fshehur hetimin dhe nuk hetojnë.

Ministrja thotë se, bëra punën maksimale, drejtoresha thotë se ka bërë punë me përgjegjshmëri të lartë, oficerja thotë se ka bërë punë të shkëlqyer.

Nuk ndodh kurrë një mungesë e tillë përgjegjësie për një ngjarje kaq dramatike, por ky është narkoshtetit, ndërgjegjja dhe morali i tij”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Famëziu Antony Blinken erdhi në Shqipëri dhe takoi Altin Dumanin si shpërblim sepse ai kishte persekutuar Sali Berishën

Në takimin me anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD, lideri i opozitës, Sali Berisha, ngriti shqetësimin …