default

Nuk ndalen protestat për rrëzimin e Vuçiç në Beograd, tjetër protestë masive

Një protestë masive e qytetarëve të të gjitha grupmoshave dhe studentëve, me sloganin “E drejta jonë për të ditur gjithçka”, mblodhi sonte mijëra njerëz para RTS-së në Beograd, duke krijuar një pamje të paharrueshme solidariteti.

Vazhdon lufta për drejtësi, liri të medias dhe të drejtën për informacion, ndërsa protestat po bëhen gjithnjë e më të fuqishme në Serbi, shkruan nova.rs.

Protesta kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq para televizionit publik, RTS mblodhi numrin më të madh të qytetarëve dhe studentëve në 10 vitet e fundit, duke dërguar një mesazh të qartë për autoritetet të Serbisë.

Gjatë 15 minutave heshtjeje, që jehonte në qytet, pjesëmarrësit ndezën dritat e celularëve, duke u përpjekur simbolikisht të largonin errësirën mediatike dhe të nderonin viktimat në Novi Sad.

About Krye Redaktor

Check Also

Vjosa Osmani: SHBA ka marrë rol udhëheqës në Ballkan me Trump, parandaloi Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald …