Pano: Tiranës nuk i duhet Rama, Veliaj e PS, por i duhen qytetarë të ndershëm!

Këshilltari i opozitës në Bashkinë e Tiranës, Jonathan Pano tha se, protestat e përjavshme të opozitës përpara Bashkisë, tregojnë se qëndrestarët e vërtetë nuk shantazhohen përballë presioneve të vazhdueshme të pushtetit.

Gjatë fjalës së tij, në protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut, Erion Veliaj, Pano tha se është koha për t’i thënë ‘Jo’ projekteve oligarkike të Ramës  që synojnë, grabitjen e pronave publike të qytetarëve.

“Kjo tregon se nuk shantazhohemi përballë presioneve. Ishim në mbledhje në Këshillit bashkiak. Shkova duke pritur gjëra të mira për Tiranën. Dhe shprenësimet e bonusi i qirasë të jepeshin në çmimin real të pronës. I thanë po betonizimit të Tiranës, për të rijetëzuar stadiumin e ri të Tiranës, Selman Stermasi. Jo duke pasuruar oligarkët e Edi Ramës dhe të lidhur me pushtetin që marrin pronat publike. Ne u themi jo këtyre projekteve. Ne u themi po zhvillimit e kthimit të dinjitetit të Tiranës.

Tiranës s’i duhet Rama, Veliaj e PS, i duhen qytetarë të ndershëm që do punojnë për interesin e lartë të qytetarëve që kanë zgjedhur të jetojnë këtu. Në 557-vjetorin e vdekjes së heroit Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, do e mbyll me një shprehej: S’ka asnjë shtet të fortë e të shëndoshë, ku në mes hyjnë grindet e mëritë. Lë të mbështesim njeri-tjetrin, me një PD më të fortë për t’i qeverisur mirë e me dinjitet”, tha Pano.

About Redaksia

Check Also

Arrestimet politike nuk na frikësojnë! Rinia do të ngrihet më 20 shkurt, ashtu si para 35 vitesh, për lirinë dhe kundër hajdutërisë!

DEKLARATË PËR MEDIA, NËNKRYETARI I FRPD, JURGEN SPAHO Nëse Edi Rama mendon se do të …