Anëtari i sekretariatit për marrëdhëniet me jashtë, Nikola Kedhi, nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ foli mbi votën e diasporës dhe ndikimit që do të ketë në zgjedhjet e 11 majit, ku u shpreh se ka një skepticizëm të njerëzit që banojnë jashtë për tu regjistruar.
Kjo sepse ata thonë se vota jonë nuk do shkojë aty ku duhet, nuk do numërohet si duhet dhe do ndodhin manipulime.
Kedhi tha se, njerëzit duhet të regjistrohen dhe votojnë masivisht, sepse sa më shumë ta bëjnë këtë dhe unë bie dakord plotësisht ,se nuk ka se si këta njerëz që janë dëbuar të votojnë për dëbuesin e tyre, për atë që jua ka bërë jetën të pamundur dhe i ka detyruar të largohen.
“Ka çaluar shumë proçesi nga ana e KQZ dhe institucionet shqiptare dhe nuk e di nëse është bërë me qëllim për të diskurajuar regjistimin në një numër shumë të madh njerëzish dhe preferoj të mos e besoj se ka qenë e qëllimshme.
Unë do të inkurajoja gjithkënd që banon jashtë, që të regjistrohet dhe ka një skepticizëm të njerëzit që banojnë jashtë për tu regjistruar.
Kjo sepse ata thonë se vota jonë nuk do shkojë aty ku duhet, nuk do numërohet si duhet, do ndodhin manipulime dhe këtë gjë e thonë një numër i madh njerëzish dhe kjo është shumë e gabuar.
Njerëzit duhet të regjistrohen dhe votojnë masivisht, sepse sa më shumë ta bëjnë këtë dhe unë bie dakord plotësisht, se nuk ka se si këta njerëz që janë dëbuar të votojnë për dëbuesin e tyre, për atë që jua ka bërë jetën të pamundur dhe i ka detyruar të largohen.
Ne e harrojmë se përveç të drejtës së emigrimit është dhe një e drejtë tjetër për të mos u emigruar për të krijuar e ndërtuar jetën e vet gjithsecili në vendin ku ka lindur.
Një e drejtë kjo, që i është shkelur qytetarëve shqiptarë, ku në një masë shumë të madhe janë dëbuar 1 milion njerëz në këto 10 vite dhe këta njerëz që do votojnë duhet të regjistrohen në mënyrë masive sepse kjo minimiozon efektin e manipulimit apo tentativën për të deformuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë”, tha Nikola Kedhi.