Asgjë e re nga Fronti i Gjykatës AnitKushtetuese…

Nga Adriana KALAJA

Nga vendimi i djeshëm i kësaj trupe jo vetëm antiKushtetuese por edhe AntiKombëtare, u pa se:

– Vijon shërbimi i tyre ndaj regjimit, kundër Liderit Historik të Opozitës Prof. Dr. Sali Berisha.

– Vijon shërbimi i tyre ndaj regjimit Opozitës, Pluralizmit dhe vetë Demokracisë.

– Vijon dhënia e vendimeve me urdhër politik.

– Vijon dhënia e vendimeve pa vendim dhe në kontradikë me vendimet e mëparshme.

– Vijon rrëzimi i kërkesave ligjore dhe kushtetuese Liderit Historik të Opozitës Prof. Dr. Sali Berisha në kërkesa proceduriale.

‘ Vijon rrëzimi i kërkesave ligjore dhe kushtetuese Liderit Historik të Opozitës Prof. Dr. Sali Berisha në kërkesa të themelta.

– Vijon përkrahja e kësaj trupe AntiKushtetuese për lejimin në këto gjykime të gjyqtares Xhaferllari.

‘ Vijon pjesmarrja antikushtetuese në këto vendimarrje në konflikt interesi e gjyqtares Xhaferllari.

– Vijon votimi AntiKushtetuese kundër Liderit Historik të Opozitës Prof. Dr. Sali Berisha, në konflikt interesi e gjyqtares Xhaferllari.

‘ Vijon votimi AntiKushtetuese kundër Liderit Historik të Opozitës Prof. Dr. Sali Berisha, në konflikt interesi e gjyqtares Xhaferllari.

Mbi të gjitha?

Bashkëjetesa e lumtur me deputetin Alibeaj, tashmë të fshehur jo vetëm në organet kompetente të deklarimit vjetor por edhe rast pas rasti siç e përcakton Ligji “Për konfliktin e interesit” para Mbledhjes së Gjyqtarëve AntiKushtetues.

Ja ti marim me rradhë:

Në vendimmarrjen e datës 17.01.2025, Trupa AntiKushtetuese në paragrafin e tretë (foto 1), shprehet se:

“Gjykata vlerësoi se pretendimet në lidhje me pavarësinë dhe paanshmërinë e gjykatave të posaçme për shkak të ligjit nr. 95/2016 nuk mund të merret në shqyrtim pasi përbën gjë të gjykuar.”.

Ndërkohë, në vendimmarrjen Antikushtetuese Nr. 81 të datës 21.11.2024 (foto 2 – 11), pika 33 shprehet se:

“………. Në vlerësimin e kësaj kërkese, një tjetër gjyqtare e GJKKO-së së Shkallës së Parë, me vendimin nr. 430, datë 26.10.2023, ka vendosur mospranimin e saj, si të pabazuar në ligj dhe në prova. Në këtë kuptim, nuk rezulton se shkaku i paraqitur nga kërkuesi në këtë ankim kushtetues, pra shkarkimi i gjyqtares nga ish-KLD-ja, të jetë ngritur përpara GJKKO-së së Shkallës së Parë……”,

duke na legjitimuar ne në akuzat tona lidhur me këto vendimmaarrje dhe duke mos i dhënë përgjigje pyetjeve shumë të rëndësishme si:

  1. Pse gjyqtarja Irena me 3 mbiemra nuk priti vendimarjen e po të njëjtës gjykatë lidhur me perjashtimin e saj po e mori atë më datë 30.12.2023?
  2. Ku e gjentë sigurinë Irena me 3 mbiemra që të merte një vendim lidhur me masën e sigurimit, ndërkohë që nuk ishte dhënë vendimi për kërkesën për përjashtimin e saj?
  3. Po nëse vendimarja e datës 05.01.2024 lidhur me përjashtimin e gjyqtares Irena me 3 mbiemra do ishte pranuar nga trupa tjetër e pot ë njëjtës gjykatë, çfarë do ishte bërë me atë vendim?

Dhe për më shumë, duke kundërshtuar edhe vetveten në këtë vendimmarrje, ku vetëm në pikën e mëposhtme, pra në atë me numër 34, kjo Trupë Antikueshtetuese, duke harruar se çfarë ka thënë në pikën 33, shprehet se:

“…….për sa kohë që kërkuesi nuk ka paraqitur përpara GJKKOsë së Shkallës së Parë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares pikërisht për këtë shkak, edhe pse dispozitat procedurale, nenet 15 e vijues të KPP-së, ia garantonin këtë të drejtë, dhe për sa kohë që ai nuk ka parashtruar ndonjë shkak për mospasjen dijeni të shkakut të përjashtimit apo për pamundësinë për të përdorur këtë mjet procedural, konsiderohet se kërkuesi nuk ka shteruar mjetet juridike efektive në dispozicion, në kuptim të nenit 131, pika 1, shkronja “f”, të Kushtetutës. Për rrjedhojë, ky pretendim, për këtë shkak, nuk mund të merret në shqyrtim.”.

Pra, më datë 17.01.2025 Trupa AntiKushtetuese shprehet se është “gjë e gjykuar”, ndërsa në datë 21.11.2024, në pikën 33 thotë se kërkesa për përjashtim është gjykuar nga një gjqtare tjetër e në pikën 34, duke fshehur faktet në dosje por edhe ato të ditura botërisht, shprehet se kërkuesi nuk paska paraqitur kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena me 3 mbiemra!!!!!?????

Vijojmë:

Sipas vendimmarrjes së datës 17.01.2025, Trupa AntiKushtetuese në paragrafin e pestë, pika 1, gërma B, shprehet se:

“B) Në aspektin substancial Gjykata vlerësoi proporcionalitetin e masës së arrestit ne shtëpi në drejtim të nevojës, përshtatshmërisë dhe ashpërsisë.”.

Ndërkohë, në vendimmarrjen Antikushtetuese Nr. 81 të datës 21.11.2024, pika 117 shprehet se:

“……… Në këtë kuptim, për sa kohë u konstatua mungesë në vlerësimin e elementit të nevojës për kufizimin e të drejtave dhe lirive të kërkuesit, në raport mbarëvajtjen e procedimit penal, çka është e detyrueshme sipas Kushtetutës dhe KPP-së, Gjykata vlerëson se kjo përbën shkak të mjaftueshëm për të konstatuar cenimin e parimit të proporcionalitetit në caktimin e masës “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”. Po kështu, Gjykata, mbi bazën e të njëjtave argumente, konstaton se edhe vetëm masa e sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësor” duket se i plotësonte nevojat e sigurimit të mbarëvajtjes se procedimit penal.”,

duke e përforcuar këtë argument kushtetues edhe më shumë në pikën 118, ku shprehen se:

“Për sa më lart, Gjykata çmon se, në mungesë të arsyetimit të nevojës për caktimin e dy masave të sigurimit, si dhe të faktit që qëllimi legjitim i mbarëvajtjes së procedimit penal përmbushet nga masa e sigurimit të detyrimit për paraqitje, arrin në përfundimin se ka cenim të parimit të proporcionalitetit nga caktimi i masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”. Në vlerësimin e Gjykatës, mungesa e arsyetimit të nevojës në përcaktimin e dy masave tregon ndër të tjera, mosvlerësimin e këtij aspekti kushtetues dhe ligjor nga ana e gjykatave të zakonshme në caktimin e masave të sigurimit personal. Për rrjedhojë, caktimi i kësaj mase të fundit ka cenuar, në aspektin substancial, të drejtën për t’u zgjedhur dhe lirinë e lëvizjes.”.

Pra sipas sharlatanëve të Trupës AntiKushtetuese, vendimi i datës 21.11.2024 lidhur me masën e “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, përbën shkak të pamjaftueshëm për të konstatuar cenimin e parimit të proporcionalitetit në caktimin e masës dhe mbi bazën e të njëjtave argumente, se edhe vetëm masa e sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësor” duket se i plotësonte nevojat e sigurimit të mbarëvajtjes se procedimit penal, ndërkohë që shprehet në datë 17.01.2025 se:

Në aspektin substancial Gjykata vlerësoi proporcionalitetin e masës së arrestit ne shtëpi në drejtim të nevojës, përshtatshmërisë dhe ashpërsisë.”.

Për të mos folur për turpërimin që i bëjnë vetes këta kllounë pa integritet moral dhe profesional, që për të kënaqur tutorin pagator të tyre dhe epshet e tij morale dhe politike, as nuk e lexojnë vendimin që i vjen i zbardhur nga zyra e Kryeministrisë, në pikën 59 të vendimit të datës 21.11.2024,

“……. Gjykata vlerëson se edhe masa e sigurimit e ndalimit për të dalë jashtë shtetit nuk e pengon kërkuesin të zhvilloje jetën e tij parlamentare. Për rrjedhojë, për sa kohë që kjo masë nuk përbën kufizim të lirisë personale pika 2 e nenit 73 të Kushtetutës nuk kërkon autorizimin e Kuvendit për zbatimin e saj ndaj deputetit. Në këtë këndvështrim, Gjykata vlerëson se pretendimi i kërkuesit në drejtim të mënyrës së zbatimit të nenit 73, pika 2, të Kushtetutës, është i pabazuar.”,

argumente të cilat nuk do ti jeptë as një jurist i vitit të parë të juridikut, pasi koncepti i lirive të individit përveçse është parashikuar në Kushtetutë dhe është shjelluar në të gjithë jurisprudencën e pasur si të GJEDNJ dhe të Komisionit të Venecias, është sanksionuar edhe në Kodin e Procedurës Penale, ku masat e sigurimit personal këtë qëllim dhe efekt kanë, kufizimin e lirisë së individit.

Këtë vetëposhtërim, as Linditat e Edvinit nuk mund dhe do t`ja bënin vetes.

As Lindita që u “sëmur” pa pritur e kujtuar vetëm se lejoi të flitej për Olsin e Xibrakës në Kuvendin që iu mohua e drejta për të marë pjesë për 11 muaj Z. Berisha, ndryshe nga sa thonë Kllounët o Oborrit të Surrelit dhe as vetë Lindita e Surreli që çfarë nuk bën për të mbajtur pushtetin që ka.

Ja pra, që “krisma paska patur”.

Është evidente, se pas teatrit të shëmtuar të shtyrjes pa shkak të seancës plenare të datës 27.12.2024, me urdhër politik të pushtetit mafioz, i hapej rrugë vendimmarrjes kriminale të një gjyqtari bandit dhe kundërshtar i demokracisë më datë 3 janar, për vendosjen e një mase sigurimi të pakërkuar edhe nga vetë banditët spakistë.

Thuhet se në politikë nuk ka asngjë të rastësishme.

Imagjinoni në politikën mafioze të Edvinit të Kristaqit apo të vëllait të Olsit të Xibrakës, ku luhen miliarda euro, e ku një pjesë e tyre shkojnë edhe për të paguar këta shërbëtorë të pushtetit nëpërmjet të dhënies së AntiDrejtësisë.

Janë aq karagjozë, sa me vendimin e djeshëm, do mbeten përjetësisht në memet që u bënë virus publik pas datës 21.11.2024, se Z. Berisha, nuk mund të dilte nga shtëpia, por në Kuvend dhe jashtë shtetit “ishte i lirë të lëviste”.

Besoj se është lehtësisht e dallueshme se jo vetëm sa të drejtë kemi në akuzat tona ndaj kësaj Trupe jo vetëm AntiKushtetuese por edhe AntiKombëtare, por edhe sa poshtë mund të arrijnë njerëz që nuk kanë respekt për dinjitetin dhe integritetin moral e profesional të tyre.

Në këto vendimmarrje, nuk mund të mungojë me votën kundra Z. Berisha, bashkëjetuesja e Enkeledit, Marsida Xhaferllari dhe në dijeni të publikut, të gjitha rastet pa përjashtim, këto vendimmarrje, kanë qenë VETËM në interes të bashkëjetuesit Enkeled (vendime të cilat të hënën do i depozitojmë si kallëzim shtesë në SPAK).

A mund të flasim më për dinjitet dhe integritet moral?

Po çfarë flas edhe unë!

A mund të ketë dinjitet njerëzor dhe moral dikush që bashkëjeton me dikë dhe, që ai dikush jo vetëm bën jetë të dyfishtë, përveç se nuk deklaron ligjërisht bashkëjetesën, detyron edhe bashkëjetuesen për një gjë të tillë, deri edhe në vendimmarrjet kundra atyre që ai nuk ia del dot në lojë të pastër morale dhe politike?

Ndërsa sharlatanëve pseudo opozitarë, i them se para se të vijojnë të duartrokasin bashkëjetësën e çiftit të dashurisë së “fshehur”, të na japin përgjigje se:

  1. Pse nuk deklarohet bashëjetesa nga çifti Xhaferllari – Alibeaj?
  2. A mund të marë pjesë në këto gjykime ku kërkues është Z, Berisha bashkëjetuesja e Enkeledit, gjyqtare Marsida Xhaferllari?

Ja të dashur Miq.

Kaq e thjeshtë është.

PS: Nuk e di a e hetoi Dumani Altin skandalin seksual në këtë gjykatë? Po ashtu të pyesin Dumani Nuredin se mbase di ai ndonjë gjë?

About Redaksia

Check Also

Goditje tjetër ndaj Ramës, JD Vance dhe Rubio refuzuan takimin me të në Mynih, oligarkët e lobistët dështuan

Rama ka tentuar të takohet në Mynih me Zv.Presidentin amerikan JD Vnace si dhe me …