Balliu: Bashkia terror ndaj tregtarëve në Kombinat për t’iu bërë qoka militantëve të vet

Tregtarët e Kombinatit prej ditësh janë përballur me një aksion të Bashkisë Tiranë, që synon t’i largojë nga hapësirat ku ata kanë tregtuar fruta dhe perime për vite të tëra. Sipas tregtarëve, ky veprim është i padrejtë dhe po shkatërron burimin e tyre të vetëm të jetesës.

Pavarësisht se kanë paguar taksën sipas ligjit dhe tezgat e bashkisë, qytetarët e Kombinatit po përballen me një situatë të paprecedentë, ku policia bashkiake ka mësyrë mëngjesin e sotëm për të larguar tregtarët me dhunë.

Shefi i organizimit të Partisë Demokratike në Tiranë, Klevis Balliu, u shpreh se, në prag të zgjedhjeve vjen bashkia për të ju bërë qoka dhe ndere militantëve të vet, kërkon që të largojë ata që kanë 30  vite që paguajnë taksa të bashkia e Tiranës.

Balliu tha se, kjo vjen nga një bashki e cila shet drogë dhe sot jemi në kushtet ku jo vetëm qytetarët paguajnë taksa, pagujnë paratë e xhepit të tyre, të bukës së gojës të fëmijëve të tyre, i çojnë të bashkia e Tiranës e këta vijnë për t’i hequr nga një biznes i ligjshëm.

Në prag të zgjedhjeve vjen bashkia për t’iu bërë qoka dhe ndere militantëve të vet, kërkon që të largojë ata që kanë 30  vite që paguajnë taksa të bashkia e Tiranës dhe vijnë me justifikime se këtu nuk po shiten fruta por po shiten perime, nuk po shiten pras,  por po shiten mollë.

Kjo vjen nga një bashki e cila shet drogë dhe sot jemi në kushtet ku jo vetëm qytetarët paguajnë taksa, pagujnë paratë e xhepit të tyre të bukës së gojës të fëmijëve të tyre, i çojnë të bashkia e Tiranës e këta vijnë për t’i hequr nga një biznes i ligjshëm.

Shiko se sa policë kanë ardhur për të hequr dy qese pras, ndërkohë që kur shesin tonelatat e drogës, këta i marrin e i fusin në parlament e i bëjnë drejtora.

Kjo vjen nga një bashki që 70% të drejtorëve të tij i ka në burg dhe unë nuk e di se cili drejtor e ka ëdhënë këtë urdher se drejtorat e bashkisë janë në burg.

Nga burgu i japin urdhërat këta për t’i ngritur qytetarët që këtu?

PD denoncon këtë akt dhe do marim përsipër mbështetjen e këtyre qytetarëve dhe cilitdo polic apo punonjës i bashkisë i bëj thirrje të kujtojnë se ku i ka drejtorët e vet dhe i garantoj se duke larguar qytetarët, duke shkelur ligjin, do të keni fatin e drejtorëve të 5D te 313, mos i prekni bizneset e qytetarëve dhe lërini urdhërat e jashtëligjshëm”, tha Balliu.

About Redaksia

Check Also

Takimi në Athinë i eurodeputetit Beleri me emigrantët mes thirrjeve “Poshtë Rama”

Edi Rama eshte pa asnje diskutim personazhi me negativ per opinionin publik dhe politik ne …