Beteja e 11 Majit/ Bardhi: Rruga nuk është e lehtë, por për PD asgjë nuk është e pamundur

Në takimin me rastin e 34 vjetorit të themelimit të PD dega Fier, nënkryetari i PD dhe drejtuesi politk i PD për këtë qark Gazment Bardhi tha se, qytetarët e ndershëm të Fierit gjetën kurajon për të hedhur firmën e si rrjedhojë u krijua partia jonë.

Bardhi tha se, në ato vite të erës së frikës së persekutimit, burgosjes, shtypjes që ndjehej gjithandej në qytetin e Fierit, qytetarë të guximshëm të Fierit gjetën kurajën për të hedhur firmën e për rrjedhojë gjetën kolonën dhe u ngrit Partia Demokratike e Shqipërisë.

“Themelimi i Partisë Demokratike nuk ishte thjesht një tentativë për një formacion të ri politik, por mëshirimi i kurajës njerëzore për tu ngritur për ndryshim, për tu ngritur për një jetë më të mirë, për një aspiratë që do të transformonte Shqipërinë dhe jetën e shqiptarëve për mirë.

Sot është një ditë krenarie për secilin prej nesh, që jemi pjesë e këtij formacioni politik, por më shumë se kaq është një ditë një moment mirënjohje për ata burra dhe gra, që me kurajën e tyre në janar të 1991 themeluan një forcë politike e cila lindi si një momentum për të ndarë rrugën e Shqipërisë nga rruga e errët ku e kishte future regjimi komunist”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Reforma e Xhorxh Sorosit, dhe jo vetëm e tij, u shkatërroi shqiptarëve sistemin e drejtësisë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se rryshfeti që i paguhet drejtësisë sot është …