Dashi thotë se do të fitojë zgjedhjet me Lulin dhe Enkeleidin

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, njoftoi se është në negociata me tre grupime opozitare në Parlament, përfshirë Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, për të garuar bashkërisht në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Synimi, sipas tij, është maksimalizimi i votës së opozitës në prodhimin e mandateve. Ftesa për bashkëpunim shkoi për këdo që nuk bashkohet me grupin Berisha-Meta, si brenda ashtu edhe jashtë Parlamentit.

“Po negociojmë me të gjitha grupet që janë brenda parlamentit dhe pothuajse jemi dakord, Alibeaj, grupi i Bashës. Po diskutohen gjëra të vogla, dëshira është e mirë. Hajde ta bëjmë bashkë. Lista është e përbashkët, lista është e hapur. Se kush është lideri më i mençur këtë e mbyll populli. Kjo është rruga e vetme dhe po e them për herë të fundit, të reflektojnë dhe të mendojnë. Është një shans i madh që ka opozita alternative”, tha Shehi.

About Krye Redaktor

Check Also

Rama dhe Vuçiçi janë dy gangsterët më të mëdhenj të rajonit, dy antishqiptarët më të damkosur

Marsi Korreshi, Syri Tv: Z. Berisha, në kulmin e protestave në Tiranë, kreu i qeverisë …