Ekipi i Trump: Do çlirojme Venezuelën, Maduron do e çojmë tek Asad

Administrata e ardhshme e Trumpit dëshiron ndryshimin e regjimit në Venezuelë, ku diktatori Nicolás Maduro vodhi zgjedhjet e fundit, burgosi ​​një rival dhe këtë muaj madje kërcënoi se do të pushtonte territorin amerikan të Porto Rikos.

Venezuela nën qeverisjen e Maduros ka qenë një problem masiv për Amerikën Latine dhe SHBA. Vendi është përgjegjës për migrimin më të madh të ditëve moderne në hemisferën perëndimore me rreth 8 milionë njerëz që janë larguar nga regjimi i Maduros në dekadën e fundit.

Ekipi i Trump thotë se dëshiron që Maduro të ndjekë rrugën e diktatorit sirian Bashar al-Assad të rrëzuar së fundmi. Por ndryshimi i regjimit nuk do të thotë domosdoshmërisht veprim ushtarak, thonë këshilltarët e Trump.

“Nuk do ta kishim problem ta shihnim Maduro-n të jetë fqinj me Assadin në Moskë”, tha për Axios një këshilltar i Trump i përfshirë në diskutimet e politikës së jashtme.

Gjatë fushatës së tij, Trump akuzoi Maduro për dërgimin e qëllimshëm të bandave kriminale si Tren de Aragua në SHBA.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Kush e formon Qeverinë në Kosovë? Kalkulimet pas numërimit të votave

Rezultatet preliminare për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë krijojnë paqartësi për përbërjen e …