Berisha flet për dy shtyllat kryesore ku do bazohet veprimtaria e PD në parlament

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp u shpreh se objektivi i Partisë Dekokratike është të sjellë transparencë mbi veprimtarinë korruptive dhe kriminale të qeverisë aktuale dhe të paraqesë programin e saj si një program shpëtimi për Shqipërinë.

“Objektivi i PD është konstant.

Transparenca mbi të gjithë veprimtarinë korruptive dhe kriminalet të narkoqeverisë dhe parashtrimi para qytetarëve shqiptarë i programit të saj si programi i shpëtimit të Shqipërisë nga kjo rrokullisje e madhe.

Këto dy do të jenë shtyllat kryesore në të cilat do lëvizim ne gjatë kësaj periudhe në parlament.

Natyrisht ky parlament nuk ka merituar të ekzistojë asnjë ditë.

Dhe në qoftë se do kishte një listë me 100 emra, i fundit emër që meriton është të quhet parlament.

Por ne kemi bindjen se do i japim Shqipërisë parlamentin që meriton”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha publikon statistikat: 39% e listës janë gra, 18% janë të rinj, diaspora ka 7 përfaqësues

Kryetari i PD, Sali Berisha bëri publike statistikat brenda Partisë Demokratike për përfaqësimin në parlament …