Gjatë komunikimit me gazetarët, kryetari i PD, Sali Berisha u pyet edhe për hetimet në lidhje me ngjarjet e 21 janarit.
Duke iu përgjigjur interesit të medieve, Berisha u shpreh se Edi Rama ka penguar hetimet për këtë ccështje, ndërsa qeveria Amerikane tha kryetari i PD-së, kërkoi që të hetohet edhe organizatori i atij tubimi.
“SPAK është një institucion politik, i cili komandohet nga Edi Rama.
Njeriu që ka penguar hetimet e 21 janarit është vetëm organizatori i asaj ngjarje dhe ai ka një emër, ai quhet Edi Rama me të gjithë dokumentet.
Dhe ka një deklaratë të asaj kohe të qeverisë amerikane, që kërkon të hetohet nga polici gjer tek organizatori”, tha Berisha për mediat para SPAK.