Berisha: Taulant Balla dhe Lulzim Basha janë një binom i pandarë si tymi dhe bloza

Gjatë një konference për shtyp, kreu i PD, Sali Berisha thekson se, thirrja e tij është për njerëzit e lirë, ata që kanë qëndruar të papërkulur dhe të pavarur gjatë gjithë periudhës së pas viteve ’90. Berisha tha se, Taulant Balla dhe Lulzim Basha janë një binom i pandarë.

“Unë mendoj se thirrja ime kishte të bënte, dhe ka të bëjë, vetëm me njerëz të lirë.

Të gjithë ata që janë të lirë dhe janë vetja e tyre, nga ’90 gjer sot, pavarësisht se çfarë kanë menduar dhe mendojnë aktualisht për Sali Berishën, janë të ftuar të bashkohen.

Por të më thoni ju për Lulzim Bashën, ju mund të më thoni edhe për Taulant Ballën pastaj.

Taulant Balla dhe Lulzim Basha janë një binom i pandarë.

Aq sa mund të ndash tymin nga bloza, aq mund të ndash këto dy persona”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Si Bushka dhe Ajola asgjësuan celularin e shtetases I.G që provat të mos binin në duart e SPAK

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi, është shprehur në emisionin ‘Debat’ në A2 CNN, …