Dumani kërcënon Berishën: Do përgjigjet penalisht po denoncoi skandalin e Ballës me “Toyota Yaris”

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, zhvilloi këtë të hënë një takim informal me gazetarët, ku dha komente mbi hetimet e disa çështjeve të rëndësishme të Prokurorisë së Posaçme, përfshirë dosjen e njohur si “Toyota Yaris”.

Dumani konfirmoi se çështja e njohur si “Toyota Yaris” është ende duke u hetuar. Ai rikujtoi një vendim për ndalimin e publikimeve në lidhje me dosjen në fjalë.

Pyetje: Do ketë përgjegjësi penale për personat që nxjerrin të dhëna, duke qenë se ka një vendim për ndalim publikimi?

Dumani: Patjetër, të gjithë janë të barabartë.

Kujtojmë se Berisha i cili sot ishte në SPAK për respektimin e masës së sigurisë ‘detyrim me paraqitje’, lexoi përpara militantëve disa pjesë përgjimesh që sipas tij i përkasin dosjes ‘Toyota Yaris’.

About Krye Redaktor

Check Also

Paketa Fiskale 2027, bizneset kërkojnë shtyrje, paralajmërojnë humbje pune, rritje çmimesh, faliment

Paketa Fiskale 2027 ka hasur në kundërshtime të shumta nga përfaqësuesit e biznesit, të cilët …